English

Dialogu Prishtinë-Beograd, kërkesë edhe për dëmet e luftës

Prishtinë, 4 mars, NOA – Gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd, duhet që të merret në shqyrtim edhe çështja e dëmeve të luftës.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, gjatë një takimi të posaçëm me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bëhet me dije se përfaqësuesit e saj, i kërkuan atij që në axhendën e bisedimeve me Beogradin, të mos harrojnë që të përfshijnë edhe atë të kompensimit të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës dhe në periudhën para saj.

Kreu i Kuvendit shfaqi mirëkuptim ndaj kërkesave të tyre dhe u tha se kërkesa do t’i delegohet edhe komisionit përkatës të Kuvendit.

n.e/NOA

KOMENTE