English

I bën kërkesë për miqësi një vajze në Facebook, qëllohet me thikë nga i dashuri i saj

Kërkesa për miqësi drejtuar një vajze në Facebook i ka kushtuar disa goditje me thikë një të riu nga i dashuri i saj xheloz.

Itali, 4 Mars NOA- Policia në Acireale, pranë Catania (Itali) ka arrestuar 30 vjeçarin, Simon, George Consoli, për kërcënim dhe plagosje të rëndë. I arrestuari akuzohet se ka plagosur me thikë Jonny Suazo Polanco, 26 vjec me origjinë dominikane në një pub në Accicatena, provincë e Katanias.

Konflikti në fjalë duket se ka qenë i natyrës sentimentale në lidhje me një kërkesë për miqësi në rrjetin social Facebook ndërmjet të plagosurit dhe të dashurës së tij.

Domenikani, në fakt i kishte bërë të dashurës së Simone një kërkesë miqësie në Facebook.

Simone është arrestuar nga policia, ndërsa viktima është çuar menjëherë në spital.

a.e./NOA

KOMENTE