English

Indi : rrëzohet autobusi, vdesin 32 pasagjerë

Indi, 4 Mars NOA - Një autobus, me të cilin po ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre disa dasmorë u rrëzua në një rrëpirë të shtetit indian Himachal Pradesh duke shkaktuar vdekjen e 32 pasagjerëve. Aksidenti, saktësoi policia ndodhi në zonën e Chamba : autobusi për shkak të kushteve meteorologjike të këqija u rrokullis rreth 300 metra deri sa arriti në zonën Chamera. Viktimat, thuajse të gjithë meshkuj, ishin banorë të fshatit fqinj. Ata ishin ftuar në një dasmë e cila kishte zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes. r.b/NOA

KOMENTE