English

Pasqyra e shtypit, 4 mars 2011

Tiranë, 4 mars, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor seancën e zhvilluar dje në Kuvend dhe replikat mes deputetëve. Gjithashtu, pasqyrohet dhe penalizmi i deputetit Taulant Balla, sipas rregullores së re të Parlamentit.

Një tjetër argument që zë vend në faqen e parë të gazetave është dhe gara për bashkitë kryesore të vendit dhe lakimi i emrave të prag nga mazhoranca dhe opozita.

E përditshmja “Shekulli” ka si titull kryesor, “Sekretet e ‘rënda plumb’ të kontrabandës së armëve” i cili flet për kontrata të qeverisë “Berisha” me personazhe të botës së krimit. Sipas artikullit,. Në aferat e qeverisë bëjnë pjesë dhe ish-ushtarakë serb të dekoruar nga Sllobodan Milosheviç për trimëri lufte në Kosovë.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete: “Dje në Kuvend, të gjitha replikat për pasuritë e ministrave”, “Cikët për Tiranën, Brenda shtëpisë së familjes Tafaj, sot, restorant”, Preç Zogaj: Në dorën e ndërkombëtarëve”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor “Zgjedhjet, zbulohen emrat e PD për bashkitë”, i cili flet për kandidatët e PD-së në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Nis zbatimi i rregullores së re Topalli përjashton Ballën”, “Greqia pikëpyetje për shtyrje e regjistrimit në Shqipëri”, “Raporti i ERE CEZ shërbim jo korrekt ndaj qytetarëve”, “Miratohen 11 ligje, PS bllokon podiumin e Parlamentit”

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë me titull “OKB e SHBA: Depo për ngarkesat e drogës” i cili i referohet raportit të publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Zef Brozi: Shigjeton Arvizun e SHBA, Berisha, vrasës, s’është burrë shteti”, “Sherr në Kuvend përjashtohet Taulant Balla, PS përzë mazhorancën”, “Gërdeci, Fatmir Mediu kthehet në Gjykatën e Lartë”, “Rama takon Papandreun, Berisha ndryshon qeverinë Xhaferraj në Durrës”. “Regjistrimit, Greqia, kujdes nëse doni BE”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin “Kuvend, PS-PD ndërrojnë rolet”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme në seancë dhe largimin në fund të saj të mazhorancës.

Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Tragetet braktisin Vlorën përfitim nga “zjarri” në lindjen e mesme”, “Durrës, PD edhe një ministror tjetër kandidat”, “DASh: Shqipëria e dobët në luftën kundër drogës”, “Lulëzon tregtia e armëve, Dogana; Eksportet 10-fish”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si titullo kryesor; “Presidenca e BE: Bojkoti i 8 majit dëmton vetëm PS”, i cili flet për deklaratën e djeshme të Presidenti Hungarez gjatë takimit me homologun e tij, Bamir Topi.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Raporti i DASH: Shqipëria luftoi trafikun e drogës”, “Autostrada Tiranë-Elbasan, detajet e rrugës së re”, “Ruli: Pse po rriten çmimet e perimeve dhe të drithërave”, “Arrestohet Dritan Prifti, u gjet me eksploziv”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e PREMTE , 4 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k.NOA

KOMENTE