English

Protestat në Egjipt, babai i vë emrin djalit Facebook

Egjipt, 3 mars, NOA - Një baba në Egjipt, duke vlerësuar rolin që rrjetet sociale në internet luajtën në revolucionin e vendit të tij, vendosi që djalin ta quajë Facebook. Këtë vendim babai e ka marrë pasi u konsultua me disa miq të tij, që i thanë të zgjidhte mes Tuiter dhe Facebook. Në fund babai vendosi se Facebook ishte rrejti më i përdorur gjatë protestave.

Gjatë demonstratave në qytetet e Egjiptit shumica e të rinjve përdorën internetin dhe rrjetet sociale për të raportuar në lidhje me atë që ndodhet në vend. Ato u bënë të domosdoshme për mobilizimin e njerëzve në gjithë vendin dhe për krijimin e një fryme opozitarizmi të përgjithshëm.

Babai mësohet se ka thënë se Facebook është një emër i mirë për të simbolizuar lirinë dhe betejën e Egjiptit për t’u çliruar nga regjimi i Mubarakut.

a.k/NOA

KOMENTE