English

Shoqërohet në spital tenistja Serena Williams

Los Anxhelos, 4 Mars NOA - Tenistja Serena Williams u shoqërua në urgjencën e Los Angelesi-it për shkak të një embolie në mushkëri. Kjo u bë e ditur nga agjenti i saj Nicole Chabot. “Serena Williams mori ndihmën e parë në Cedars-Sinai Medical Center dhe më pas ndoqi një terapi për të shmangur komplikimet e mundshme në të ardhmen” – u shpreh Chabot. “Këtë herë u tremba me të vërtetë më shumë se asnjëherë tjetër - deklaroi vetë tenistja - . Tani ndihem më mirë, jam në shtëpinë time dhe po punoj me doktorët e mi për të mbajtur çdo gjë nën kontroll”.

r.b/NOA

KOMENTE