English

Situata në Libi ende e tensionuar, shënohen sërish viktima

Tripoli, 4 mars, NOA - Situata në Libi, vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa janë shënuar sërish të vdekur nga radhët e protestuesve.

Kanë qenë avionët ushtarakë të liderit libian Muammar Gaddafi, të cilët kanë sulmuar me predha kryengritësit, si edhe me mjete të blinduara dhe helikopterë.

Vetëm në qytetin Axhdabija, njoftohen 18 kryengritëës të vrarë, ndërsa të tjera incidente dhe luftime ka patur edhe në qytetet perëndimore Al-Savija dhe Mistrata.

Nga ana tjetër, është bombarduar sërish nga ajri mbi protestuesit që po manifestonin në rrugët e Tripolit. Rebelët ndërkaq shprehen të vendosur për të mos negociuar, nëse Gadafi nuk largohet. n.e/NOA

KOMENTE