Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtria Libiane tjetër sulm mbi kryengritësit anti-Gedaf
English

Ushtria Libiane tjetër sulm mbi kryengritësit anti-Gedaf

E premte, 4 mars 2011, NOA- Kryengritësit Libian kundër qeverisë janë vënë në shënjestër të sulmeve të përkrahësve të Muamar Gedaf.

Forcat libiane ndërmorën goditje ajrore për të tretën ditë sot, duke vënë në shënjestër një bazë ushtarake pranë qytetit Axhdabija që kontrollohet nga kryengritësit.

Nga ana e forcave anti-qeveritare mësohet se baza nuk ka pësuar dëme prej goditjes.

Banorët e kryeqytetit njoftojnë për masa të rrepta nga sigurimi i shtetit, kontrolle nga njësi ushtarake dhe zhdukjen e disa personave të përfshirë në protestat e mëparshme.

Ndërkaq ditën e djeshme, avionët libianë ndërmorën goditje kundër qytetit Brega, një pikë e rëndësishme në eksportin e naftës, që tani është në duart e kryengritësve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i bëri thirrje Gedafit për të dhënë dorëheqjen.

Obama tha se dhuna kundër civilëve të pafajshëm do të vëzhgohet dhe se përkrahësit e Gadafit do të mbahen përgjegjës.

“Ata duhet ta dinë se historia është kundër kolonel Gedafit dhe se mbështetja e tyre për të dhe gatishmëria e tyre për të zbatuar urdhrat për ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve është diçka për të cilën ata më në fund do të mbahen përgjegjës”, u shpreh Presidenti i SHBA-ve.

Obama tha se po shqyrtohen të gjitha opsionet, ushtarake dhe jo ushtarake për ndaljen e dhunës në Libi, përfshirë edhe vendosjen e ndalim fluturimeve për ushtrinë libiane.

a.y/NOA

KOMENTE