Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 8 persona, dyshohen për shfrytëzim prostitucioni
English

Arrestohen 8 persona, dyshohen për shfrytëzim prostitucioni

Ferizaj, 5 mars 2011, NOA- Drejtoria për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, sektori në rajonin e Ferizajt kishte filluar një hetim muaj më parë me qëllim të identifikimit dhe zbulimit të viktimave që ishin në prag të trafikimit.

Kështu, hetuesit policor në bazë të informatave që posedonin dyshonin se bëhej fjalë për një grup personash të dyshuar, pronarë të moteleve-restoranteve që shfrytëzonin femra ( shtetase ukrainase) për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Këta të dyshuar janë hetuar nga ana e policisë për një kohë të gjatë dhe më derisa ditën e sotme, u krye arrestimi i tetë personave të dyshuar dhe kontrollimin e 12 lokaleve të ndryshme.

Nga 12 lokale të kontrolluara ku mendohet se është zhvilluar aktiviteti i tyre, personat e dyshuar të arrestuar janë katër shtetas ukrainas një shtetas turk dhe tre shtetas shqiptar kosovar.

Të arrestuarit janë:

1. I M. lindur më 1982 shtetase ukrainase e gjinisë femërore

2. S G. lindur më 1987 shtetas shqiptar kosovar i gjinisë mashkullore

3. N K. lindur më 1976 shtetase ukrainase e gjinisë femërore

4. I G. lindur më 1989 shtetase ukrainase e gjinisë femërore

5. M P. lindur më 1971 shtetase ukrainase e gjinisë femërore

6. R A. lindur më 1972 shtetas turk i gjinisë mashkullore

7. H L. lindur më 1983 shtetas shqiptar kosovar i gjinisë mashkullore

8. I A. Lindur më 1978 shtetas shqiptar kosovar i gjinisë mashkullore

Të gjithë të dyshuarit pas arrestimit me urdhër të prokurorit përgjegjës janë dërguar në qendrën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtejshme hetimore. Gjithashtu gjatë këtij plani operativ janë mbyllur edhe tri lokale të tjera nga inspektorët e punës, ndërkohë janë gjetur edhe njëmbëdhjetë shtetas të huaj duke punuar dhe qëndruar në Republikën e Kosovës pa leje të përshtatshme.

a.y/NOA

KOMENTE