English

Ku do përfundojë thesari i Gadafit?

SHBA, 5 Mars, NOA- Fondi i sovranit libian është 70 miliardë dollarë. Ndërsa luftimet vazhdojnë në Libi mes protestuesve dhe trupave besnike të Muamar Gadafi, një tjetër betejë sapo ka filluar vetëm: ajo e pasurisë prej 70 miliard dollarë e sovranit libian.

Sipas “New York Times” Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se kanë ndërmend të ngrijnë çdo investim të autoritetit libian, që rezulton e kontrolluar nga institucionet amerikane, edhe se ende nuk janë identifikuar bankat dhe të gjitha investimet.

Njerëzit të cilët kanë punuar me të kanë thënë se veprimet e brendshme të fondit janë kryesisht një mister. “Ka gjasa që – thuhet nga disa bankierë - shumica e parave është në Libi ose në ndonjë bankë në Lindjen e Mesme, jashtë sferës së sanksioneve.

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se ajo do të parandalojë shitjen apo kthimin e mjeteve financiare që menaxhohen nga Gadafi, duke përfshirë edhe aksionet Pearson dhe një portofol të vogël të aktiviteteve komerciale, në sektorin e pasurive të patundshme me bazë në Londër.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, përveç fondit të Bankës Qendrore të Libisë ka rezerva prej rreth 110 miliard dollarë .

a./NOA

KOMENTE