Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Në 8 maj, opozita do shkojë me votën e protestës në dorë
English

PS: Në 8 maj, opozita do shkojë me votën e protestës në dorë

Tiranë, 5 mars 2011, NOA- Partia Socialiste nëpërmjet anëtares së Asamblesë Kombëtare Megi Ajtyresa përgënjeshtroi emrat dhe përzgjedhjen e kandidatëve për bashki dhe komuna të botuara nga mediat.

“Partia Socialiste informon opinionin publik se gjithçka është shkruar dhe thënë në televizione apo gazeta për përzgjedhje kandidaturash në bashki ose komuna s’ka asnjë lidhje me të vërtetën. Asnjë përzgjedhje finale nuk është bërë dhe nuk do bëhet pa u sqaruar më parë çështja e garancive për procesin zgjedhor. Diskutimi i hapur që ka nisur në çdo njësi vendore për kandidatët e mundshëm, është pjesë e jetës demokratike të Partisë Socialiste”, deklaroi Ajtyresa.

Sipas saj, këto zgjedhje s’janë vendore, po vazhdimi i betejës për heqjen e Saliut dhe realizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

“Në këto zgjedhje populli opozitar do shkojë si në demonstratë me votën e protestës në dorë: Saliu duhet të largohet”, përmbylli fjalën e saj anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

a.y/NOA

KOMENTE