English

Spahiu: Jo regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare

Tiranë, 5 mars, NOA – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshink Spahiu tha sot në konferencën e shoqatës “Fan Noli”, ku u diskutua për regjistrimin e popullsisë , se e vetmja mënyrë për shmangien e problemeve është regjistrim pa marrë parasysh regjistrimin etnik dhe fetar.

“Një nga elementët kryesor është kombi, nëse e heqim këtë elementët nuk mbetet gjë tjetër. Regjistrimi i popullsisë duhet të fillojë një orë e më parë, por jo mbi baza fetare. Pse duhet të fusim në garë komunitetet fetare për të numëruar besimtarë e tyre. Është detyrim i shtetit”, tha sot Spahiu.

Në takimin e Shoqatës “Fan Noli”, Sapahiu u shpreh se Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend me shumë etni, sepse realisht nuk është i tillë.

“Zgjedhjen ta gjejnë përmes Kushtetueses. Jemi përballë një realiteti të hidhur, jemi në tranzicion kur shqiptarët vetëm pas 20 vitesh po marrin karta identiteti”, tha Spahiu.

a.k/NOA

KOMENTE