Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Surroi: Maqedonia s'mund të ekzistojë pa shqiptarët
English

Surroi: Maqedonia s'mund të ekzistojë pa shqiptarët

Prishtinë, 5 mars, NOA - Publicisti i njohur kosovar, Veton Surroi ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni gjatë dhjetë viteve të fundit, në mungesë vizioni historik nga faktori maqedonas dhe mungesë konsistence nga faktori shqiptar është zvetënuar në negociata të përditshmërisë.

"Republika e Maqedonisë, e ngrirë në ecjen e vet euroatlantike për shkak të kontestit rreth emrit ka krijuar një lëvizje populiste maqedonase që përpiqet të ndërtojë legjitimitetin e vendit me projekte të së kaluarës, qoftë të shpikur, qoftë reale (prej emërtimeve të Aleksandrit të Madh deri te projekti Shkupi 2014). Vendi është tashmë i ndarë në tri blloqe të mëdha: populizmi antievropian maqedonas, besimi i shqiptarëve se vendi do të jetë anëtar i NATO-s e BE-së dhe blloku i indiferencës", deklaroi kryetari i Klubit për Politikën e Jashtme në Kosovë, Veton Surroi.

Ai ka komentuar edhe incidentin e fundit me përmasa ndëretnike në Kalanë e Shkupit.

"Maja e ajsbergut u vërejt këto ditë në Shkup, në konfliktin mes civilëve shqiptarë dhe atyre maqedonas rreth ndërtimit të një kishe ortodokse maqedonase në Kalanë e Shkupit (pjesë e rikërkimit të identitetit maqedonas). Debati rreth kishës, i lënë jashtë ndërmjetësimit të institucioneve publike, degjeneroi lehtë në konflikt fizik - e kështu mund të shkojë në tërë vendin", theksoi Surroi.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni, duke mos marrë pjesë në definimin e identitetit të vendit, qofshin të larguar, të pakonsultuar apo të përjashtuar nga ky proces, janë duke hyrë me shpejtësi të madhe në procesin e delegjitimimit të të arriturës së tyre të para 10 vjetësh, pra të faktorit shtetndërtues të Maqedonisë.

"Dhe pyetja që pason, në të kuptuar se nuk po e ndërtojnë shtetin, është krejtësisht e parashikueshme në skajshmërinë e vet: nëse nuk e ndërtojmë shtetin, nëse nuk kemi hise në të, përse jemi në të ?", ka shtuar Surroi.

NOA/INA

KOMENTE