English

Thaçi: Epopeja e UÇK-së, 5 Marsi bashkoi gjithë shqiptarët

Prishtinë, 5 mars, NOA – “Sot po e shënojmë 13-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së tij. 13 vite më parë Familja Jashari, Komandanti Adem Jashari, e gjithë Kosova u zgjua me një betejë për liri për shtet për bashkim. Atë ditë pushka e komandantit legjendar Adem Jashari , familjes së tij , bashkëluftëtarëve të tij bashkoi gjithë Kosovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Ulqin, diasporën shqiptare në Evropë dhe SHBA”.

Kwto ishin fjalët e zgjedhura nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin e organizuar me rastin e “Epopesë së UÇK-së” dhe 13-vjetorit të rënies së familjes Jashari. Ai ka shtuar mw pas se “në këtë ditë u bashkua Kosova, u bashkuan shqiptarët, por edhe u zgjua vëmendja e gjithë komunitetit ndërkombëtar për Kosovën si i kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj”.

Për këtë arsye, tha kryeministri, 5 marsi është dita e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, por edhe dita e zgjimit të ndërgjegjes së bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE