English

12 vjeçari vret prindërit dhe plagos rëndë vëllanë 9 vjeç dhe motrën e tij 5 vjeçe

SHBA, 6 Mars, NOA-Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Shtetet e Bashkuara. Një djalë vetëm dymbëdhjetë vjeç në Koloradon ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe ka plagosur rëndë vëllanë dhe motrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Burlington, Kolorado: Charles dhe gruaja e tij Marilyn, të dy pesëdhjetë vjeç, u gjetën të vdekur nga policia në shtëpinë e tyre pas marrjes së një telefonate nga dymbëdhjetë vjeçari i cili fliste për "të shtëna" në shtëpi.

Agjentët e policisë kanë gjetur gjithashtu të plagosur rëndë vëllanë nëntë vjeç dhe motrën 5 vjeçe të agresorit. Policia ka arrestuar 12 vjeçarin, i cili është akuzuar për vrasje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe një thikë.

Sipas ligjit në Kolorado ai do gjykohet si një i rritur.

a.e./NOA

KOMENTE