Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligori: Hetimi i 21 janarit, qeveria po bën presion
English

Ligori: Hetimi i 21 janarit, qeveria po bën presion

Tiranë, 6 mars, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot mazhorancën se po bënë presion ndaj institucioneve në lidhje me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit.

“Në procesin e Gërdecit mungojnë organizatorët që janë kryeministri Sali, një familjar i Saliut që po vijon të pasurohet, një sekser i Saliut ndërsa procesi i 21 janarit po zhvillohet nën një klimë presioni” tha sot në një deklaratë për mediat deputetja e PS-së, Shega Ligori.

Duke folur për situatën e rënde ekonomike në vend dhe atë që e cilësoi si presion të qeverisë, deputetja e Partisë Socialiste, Shega Ligori, ftoi të gjitha gratë shqiptare për të protestuar në datën 8 mars. Ligori shtoi se korrupsioni dhe vjedhja e qeverisë është bërë e padurueshme për qytetarët. “Edhe pse humbën jetën njerëz të pafajshëm, familjarët e Saliut vazhdojnë të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Për këtë arsye, të gjitha nënat dhe motrat shqiptare do të jemi në shesh më 8 mars”, tha ajo.

Ajo u shpreh se ky pushtet jo vetëm vjedh por edhe vret. “Më 15 mars 2008 humbën jetën njerëz të pafajshëm nga shpërthimi në Gërdec, ndërsa tre vjet më vonë, më 21 janar 2011, u vranë katër persona të tjerë të pafajshëm nga pushteti i Saliut”, tha sot Ligori.

a.k/NOA

KOMENTE