English

Operacioni, kapet heroinë në Fier, arrestohen dy

Fier, 6 mars, NOA – Rreth gjysmë kilogram heroinë është sekuestruar në qytetin e Fierit. Korrespodenti i Agjencisë NOA në këtë qytet raporton se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave të tregtim të lëndëve narkotike.

Raportohet se personat e arrestuar janë Bledar Abazi, 30 vjeç dhe Altin Hasanaj 36 vjeç.

Rreth 500 gramë drogë e llojit heroinë duket se ishte destinuar për tregun vendas. Policia nuk ka bërë të ditura të gjitha detajet e operacionit, ndërkohë që po kërkohet edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të dy personave të arrestuar.

a.k/NOA

KOMENTE