Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu: S'ka lëshime për çështjen kombëtare
English

Papandreu: S'ka lëshime për çështjen kombëtare

Athinë, 6 mars, NOA - Kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi se Greqia nuk do të bëjë lëshime rreth interesave kombëtare, edhe përkundër situatës së rëndë që ka përfshirë këtë vend.

Ai këtë e deklaroi pranë këshillit kombëtar të partisë së tij PASOK, duke komentuar kontestin e emrit me Maqedoninë, çështjen qipriote dhe marrëdhëniet me Turqinë.

“Ju duhet të kuptoni se ka shumë qarqe që dëshirojnë të shfrytëzojnë situatën momentale për të bërë lëshime nga ana jonë për çështje të mëdha, jo vetëm shoqërore, por edhe kombëtare. Qeveria jonë duke u ballafaquar me këtë ka qëndrim të shprehur të qartë”, deklaroi Papandreu.

Lidhur me kontestin e emrit me Shkupin, kryeministri grek ka nënvizuar se nuk ka pazarllëqe dhe negociata me çështjet që ndikojnë në integritetin dhe interesat kombëtare greke. Ai ka shtuar se vendi po merrë ndihmë nga Evropa, por kjo nuk ndikon sipas tij, në çështjet e hapura me Shkupin, turqit dhe çështjen qipriote.

“Rruga është e gjatë, por do të kemi sukses, do të ecim përpara dhe jo drejt zgjedhjeve”, ka pohuar Papandreu, duke përgënjeshtruar zërat për zgjedhje të parakohshme në Greqi.

KOMENTE