English

Silva: Nesta dhe unë, magji në fushën e blertë

E diel, 6 mars 2011, NOA- Mbrojtësi i ekipit të Milanit Thiago Silva, deklaron se përveç tij, kontributi i Alessandro Nestës dhe loja mes tyre e kthen një ndeshje në magjike për bukurinë dhe rezultatin e saj.

“Ne duhet të flasim për Nestën, sepse pa të do të ishte shumë e vështirë për mua. Kur luaj përkrah tij ndihem më i relaksuar, mendoj se jemi çifti i përkryer. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të mbajmë këmbët në tokë, sepse nuk kemi fituar ende asgjë. Jam krenar që e kemi tejkaluar këtë sfidë”, deklaroi Silva për mediat Italiane.

Ai shtoi se në mënyrën se si ata ndihmojnë njeri-tjetrin rezultatet e Milanit do të jenë më se të mira.

a.y/NOA

KOMENTE