Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedi në det, 3 emigrantë Libianë mbyten në portin e Kretës
English

Tragjedi në det, 3 emigrantë Libianë mbyten në portin e Kretës

E diel, 6 mars 2011, NOA- Kanë qenë 49 emigrantë nga Bangladeshi të cilët janë hedhur në det nga anija “Ionian King” me flamur qipriot në det, pak përpara se ajo të ankorohej, sapo kanë parë dritat e portit dhe autoritetet portuale .

Si shkak i këtij veprimi, arsyet e të cilit janë ende mister është shënuar një tragjedi dhe ndonëse organet greke kanë filluar menjëherë kërkimet në ujërat e portit, pas një operacioni disa orësh janë gjetur 35 emigrantë, shumica e të cilëve, mundën të dilnin me not në një breg të afërm.

Mësohet se kanë qenë tre persona të vdekur dhe 11 të tjerë konsiderohen të humbur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, gjatë kthimit nga Libia të 1300 shtetasve të huaj nga Bangladeshi, në portin e Sudës në Kretë.

a.y/NOA

KOMENTE