English

Viktoria Beckham e lumtur për vajzën dhe aventurën e re

E diel, 6 mars 2011, NOA- Viktoria Beckham duket se është lumturuar pa masë pas marrjes së lajmit se fëmija që pret është vajzë.

“Ky lajm tregohet në detaje të jashtëzakonshme. Të gjithë janë të ngazëllyer. Victoria thotë se vajza e ka hundën si të sajën. Ajo dhe Devid po vdesin për t’i treguar botës se ata janë duke pritur një vajzë. Djemtë janë e gjithë bota për ta, por vajza është aventurë e re për ta”, deklaroi një mike e afërt e çiftit për gazetën “The Sun”.

Sipas burimit, tashmë ata e kanë pranuar faktin se do të bekohen me një vajzë dhe po përgatisin djemtë e tyre për ta mirëpritur motrën e ardhshme.

a.y/NOA

KOMENTE