Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 vjet më pas, shpallen fajtorë pesë vrasësit e emigrantit Bilbil Hila
English

8 vjet më pas, shpallen fajtorë pesë vrasësit e emigrantit Bilbil Hila

Elbasan, 7 mars 2011, NOA – Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor pesë të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e emigrantit shqiptar Bilbil Hila tetë vjet më parë në Greqi. Ky vendim u mor pasi prokuroria e Elbasanit kishte nisur procedimin penal kundër të pandehurve Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi.

Prokurori Elvin Gokaj tha se ky procedim penal nisi mbi bazën e kallëzimit të të atit të viktimës Bajram Hila me banim në fshatin Katund i Ri –Elbasan, i cili i paditi pesë të pandehurit për vrasjen e të birit Bilbil Hila në 24 nëntor të vitit 2003, një vrasje e ndodhur në vendin e quajtur “Anaviso” në Greqi.

Sipas organit të akuzës të pandehurit Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi në bashkëpunim kanë goditur e masakruar me mjete të ftohta si shufra druri, kaçavida, shufra hekuri etj, viktimën Bilbil Hila duke i shkaktuar vdekjen.

Gjykata e Elbasanit në seancën e datës 02.03.2011 vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve duke i dënuar ata për konsumim të veprës penale të vrasjes me paramendim.

Gjykata e Elbasanit dënoi me 20 vjet burg Kasem Vrapin; me 19 vite burg Pëllumb Lleshin; me 18 vjet burg Eduart Dragotin; me 17 vite burgim Ilia Piren dhe 16 vjet Eduart Pepën, për vrasjen me paramendim Bilbil Hilës të kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë kjo çështje kishte patur vështirësi në marrjen e provave nga shteti grek, nga numri i madh i të pandehurve të dënuar për një vrasje dhe pranimi i kërkesave të prokurorisë për fajësi dhe masë dënimi nga gjykata.

Ndërkohë të gjithë të pandehurit e dërguar për gjykim nga Prokuroria janë shpallur fajtorë e janë dënuar nga Gjykata e Elbasanit.

mit/NOA

KOMENTE