Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha me mësuesit: Jini krijuesit e të ardhmes
English

Berisha me mësuesit: Jini krijuesit e të ardhmes

Tiranë, 7 mars, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në takimin me një grup mësuesish në Pallatin e Brigadave, se arsimtarët janë krijuesit e të ardhmes dhe njerëzit që punojnë për një Shqipëri europiane.

“Mësimet tuaja, edukata juaj shoqëron punën e të rinjve nesër. Ju jeni krijuesit e të ardhmes. Unë këta sallë kam pritur personalitete të njohura nga vendi dhe bota, por kurrë nuk kam pritur ndonjë herë njerëz më me influencë sesa ju”, tha sot Berisha.

Ai u shpreh se mësuesët dhe pedagogët përmbushin një mision të madh, por edhe përballen me sakrifica të mëdha.

“Misioni juaj është plot me sakrifica dhe dhimbje, ju garantojë se qeveria do të bëjë çdo gjë në përmbushjen e këtij misioni. Unë besoj se në reformat që kemi ndërmarrë së bashku ne kemi dëshmuar qartë vlerësimin ndaj jush në zhvillimin e botës intelektuale të këtij vendi”, tha sot Berisha.

Ai u shpreh se në një hark kohor të shkurër u dyfishuan rrogat për mbi 40 mijë mësues në të gjithë vendin.

“Nuk ka punë më fisnike për një komb, sesa puna dhe misioni juaj. Ju zhdukni çdo pengesë çdo barrierë. Ju i formoni ata si qytetarë të këtij vendi. U mundësoni atyre të bëhen njerëz të devotshme, të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre. Ju me misionin tuaj u hapni dyert e qytetarisë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE