English

Dita e Verës më e bukur se kurrë, teknologjia 3G mbërrin në Elbasan

Elbasan, 7 mars 2011, NOA – Një javë para kremtimit të ardhjes së verës në Elbasan në 14 mars, teknologjia 3G mbërrin në qytetin e Elbasanit, duke e bërë ditën e Verës edhe më të bukur.

Burime nga Vodafone konfirmuan se klientët Vodafone në Elbasan do të kenë mundësinë të përjetojnë shpejtësi të lartë interneti në telefonat e tyre celularë apo të përdorin modemat USB të internetit me brez të gjerë (Vodafone Mobile Broadband) në laptop apo kompiuter.

Teknologjia 3G ofron gjithashtu mundësinë e realizimit të videothirrjeve dhe shumë shërbimeve të tjera që kërkojnë internet të shpejtë.

Ndërkohë Vodafone po punon intensivisht për të zbatuar planin e shtrirjes, i cili do të vijojë shumë shpejt të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për më shumë informacion mbi 3G vizitoni www.vodafone.al/3G

NOA

KOMENTE