Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eagle Mobile, një falënderim të veçantë për mësuesit në këtë 7 Mars
English

Eagle Mobile, një falënderim të veçantë për mësuesit në këtë 7 Mars

Tiranë, 7 mars, NOA - “Festa e Mësuesit”, 7 Marsi është kremtuar nga kompania Eagle Mobile së bashku me 50 mësues të nderuar me kontribut të veçantë në arsim, që aktualisht janë në detyrë dhe në pension.

Në një aktivitet të organizuar me këtë rast në ambientet e Hotel Rogner EuropaPark, ishin të pranishëm mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të projektit “Dorë për Dore me Arsimin” ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin; zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë e kompanisë celulare. Nën tinguj muzikorë, në një atmosferë të ngrohtë festive e miqësore, për të ftuarit është dhënë një drekë për nder të tyre.

Në fjalën e tij, Taskin theksoi se mësuesit janë njerëzit më me rëndësi në jetën e çdokujt, aq sa mund të quhen edhe prindër të dytë.

“Është shumë e kuptimtë ndarja e një dite të veçantë për këta mësues. Këtë vit ne si Eagle Mobile kemi nxjerrë në plan të parë për nga rëndësia projektet në lidhje me arsimin. Kemi nisur një konkurs në lidhje me bukurshkrimin e gjuhës shqipe, dhe besojmë e synojmë që ky projekt të ketë rol shërues në përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe do të zvogëlojë edhe ndikimet e gjuhëve të huaja në gjuhën amtare. Kam nderin dhe kënaqësinë që simbolikisht të kemi këtu 50 mësues. Ky është viti i arsimit dhe janë mësuesit ata që e ngrenë dhe e mbajnë arsimin në këmbë. I falënderoj të gjithë mësuesit që kanë përgatitur breza të tërë njerëzish”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE