Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme, më tepër shans se kërcënim
English

Ndryshimet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme, më tepër shans se kërcënim

Berlin, 7 mars, NOA - Perëndimi duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit. Ndryshimet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme kërkojnë qëndrime të reja, jo vetëm në politikë por edhe në ekonomi.

Ndryshimet në Tunizi dhe Egjipt, revolucionet e papërfunduara në Libi dhe protestat e qytetarëve në Jemen, Bajrein, Oman dhe Marok ishin të papritura për botën dhe kanë trazuar politikën e perëndimit. Uashingtoni ka pasur dekada me radhë një seri bazash ushtarake në Gjirin Persik kurse evropianët janë duke u munduar prej 15 vjetësh për të ashtuquajturin procesi i Barcelonës, për të rritur bashkëpunimin me Afrikën e Veriut. Ky rajon është shumë i rëndësishëm për planet gjeostrategjike të perëndimit. Para së gjithash Egjipti, një vend që ndodhet midis Afrikës dhe Evropës, ka marrë që prej ndryshimit të mijëvjeçarit një rol kryesues, thotë kritiku i globalizmit dhe aktivisti egjiptian, Mamdouh Habashi.

“Unë do të thoja, se Egjipti ka kryesuar në këtë rajon jo vetëm që prej periudhës së Nasser-it dhe Muhammed Ali-së, por që prej faraonit Achnaton, dhe këtë e dinë edhe amerikanët. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeostrategjik të Egjiptit. Madje Napoleon Bonaparti, kur pushtoi Egjiptin më 1798 tha: "Egjipti është vendi më i rëndësishëm i botës." Dhe kjo është nga Napoleon-i dhe jo nga unë. Ai mendonte me këtë sigurisht, nga pikëpamja gjeopolitike”.

Edhe për amerikanët Egjipti është kulmi i strategjisë në Lindjen e Afërme. Qeveria në Kajro ka qenë garancia për paqen me Izraelin, për luftën kundër islamizmit dhe për kalimin në Kanalin e Suezit.

Për këtë arsye, amerikanët e panë revolucionin në Egjipt me skepticizëm të madh dhe të shqetësuar për stabilitetin e vendit, që luan një rol kaq të madh në planet strategjike.

“National Security Council në Shtetet e Bashkuara ishte gjithnjë i tërhequr. Ai mblidhej çdo ditë dhe analizonte gjendjen në Egjipt. Këtë e tregon rëndësia që ka ky vend në planet e tyre. Dhe kur egjiptianët e thjeshtë dolën papritur në demostrata, dhe kur panë reagimet e gjithë botës, atëherë thanë, Mubarak na ka shitur lirë, ne jemi dikushi. Po, sigurisht, çdo hajdut që vjedh dicka, nuk mund ta shesë atë me vlerën e vërtetë, por duhet ta shesë më lirë.“

Çmimi për parnteritetin me perëndimin vetëm mund të rritej në këtë mënyrë. Shtetet pas- revolucionare të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme, mund të kërkojnë tani bashkëpunim me perëndimin me të drejta të barabarta. Ekspertja e Egjiptit, Sonja Hegazy nga Qendra e Orientit Modern në Berlin shikon në situatën e ndryshimeve në Afrikën e Veriut më shumë shanse se sa rreziqe.

“Në rast se shohim se çfarë kërkonte BE të arrinte në këtë rajon nëpërmjet procesit të Bolonjës që prej vitit 1995, pra shtimin e pjesëmarrjes, ndarje më të mirë ekonomike në popullsi, politikë legale migracioni dhe respektim të të drejtave të njeriut, ky procesi nuk funksionoi sepse për këto nuk kishte partnerë në rajon. Por nëse merret seriozisht politika e bërë vetë në 15 vitet e fundit, atëherë sheh se ky është shansi që krijohet me një qeveri të zgjedhur në vend, për të arritur këto katër synime."

Por kjo kërkon që evropianët të jenë të gatshëm që t`u japin vendeve partnere në Afrikën e Veriut të njëjtat të drejta si dhe qasje në tregje. Kjo ka të bëjë kryesisht me prodhimet bujqësore.

Nëse Bashkimi Evropian kërkon në Afrikën e Veriut shtete demokratike dhe të qëndrueshme, atëherë duhet të ndihmojë që rajoni të jetojë ekonomikisht.

DW

KOMENTE