Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama takime me liderët europianë: Do marrim pjesë në zgjedhje
English

Rama takime me liderët europianë: Do marrim pjesë në zgjedhje

Athinë, 7 mars 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mori pjesë në samitin e udhëheqësve të Partisë së Socialistëve Europianë i zhvilluar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Gjatë samitit të Partisë së Socialistëve Europianë, Edi Rama zhvilloi dhe takime me kreun e Grupit Parlamentar Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Martin Schultz, Kryetarin e Partisë Demokratike Italiane Bersani, sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala dhe liderë të tjerë të partive të majta europiane.

Shefi i opozitës gjatë takimeve theksoi edhe nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje që do e nxirrte Shqipërinë nga kriza shumëdimensionale që e ka mbërthyer vendin.

Duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit ku u vranë katër demonstrues, zoti Rama shprehu hidhërimin e thellë për katër shqiptarët protestues.

Rama tha se edhe pse të parrezikshëm, të paarmatosur dhe jashtë çdo rrethimi të institucioneve shtetërore, ata u qëlluan për vdekje nga plumbat e Gardës Republikane.

“Dhuna dhe provokimet e policisë para, gjatë dhe pas demonstratës, dhe sigurisht hapja e zjarrit nga ana e Gardës Republikane mbi protestues paqësorë ishin akte flagrante, të paprecedenta në asnjë vend demokratik të Europës ku Shqipëria kërkon të anëtarësohet”, nënvizoi lideri i opozitës.

Kryetari i Partisë Socialiste u ndal edhe në sulmet e përditshme të deputetëve të mazhorancës ndaj drejtësisë, e veçanërisht Prokurorisë së Përgjithshme, duke i cilësuar ato një tentativë të qartë për të vënë nën presion organin e akuzës.

Edi Rama konfirmoi gjithashtu se Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore të 8 majit.

Por Rama kërkoi njëherësh përmbushjen e të gjitha garancive që do të siguronin një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, për t’u rikthyer shqiptarëve besimin tek institucioni i votës së lirë.

Kreu socialist Edi Rama zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me Kryeministrin Grek, njëherazi edhe Kryetar i Internacionales Socialiste, Jorgo Papandreu.

Gjatë këtij takimi Rama e njohu Kryeministrin grek me krizën e thellë që po kalon Shqipëria, problematikën e rëndë të korrupsionit vend, si dhe garancitë për të siguruar një proces të lirë, të drejtë e demokratik zgjedhor.

Nga ana e tij Kryeministri grek Papandreu ofroi të gjithë mbështetjen për Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Papandreu e garantoi Ramën se do ta mbështesë në kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat janë parakusht për përmbushjen me sukses të procesit të integrimit europian.

mit/NOA

KOMENTE