Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi mbi gratë lider në nivel vendor: Ende pengesa të rëndësishme
English

Studimi mbi gratë lider në nivel vendor: Ende pengesa të rëndësishme

Tiranë, 7 mars 2011, NOA - Pavarësisht përparimeve të kohëve të fundit, gratë në Shqipëri vazhdojnë të përballen me pengesa të rëndësishme sociale, ekonomike dhe politike, si votuese dhe si kandidate. Këtë e ka bërë publike sot studimi më i fundit mbi situatën e grave lider në nivel vendor, mbështetur nga Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale.

Sikundër bëhet me dije në studim gjatë kohës së kryerjes së tij, partitë politike përgjithësisht ende nuk kishin plane të qarta për zbatimin e kuotës, uljen e votimit familjar apo adresimin e grave si një grup i veçantë votuesish.

Sipas të intervistuarve, roli i forumeve të grave brenda partive mbetet akoma jo shumë i vlerësuar dhe lidhet kryesisht vetëm me periudhën e zgjedhjeve.

Studimi gjithashtu nxjerr në pah se gratë rurale në Shqipëri janë relativisht të mënjanuara nga jeta politike dhe më pak të prirura të votojnë, gjë që i bën pothuajse të padukshme për vendimmarrësit.

Madje sipas studimit edhe mediat, në portretizimet e të grave, përqendrohen kryesisht në aspekte sipërfaqësore të pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.

Përfaqësuesja e UN Women në Shqipëri Heba El Koly theksoi se “Ne besojmë se, studimi ofron rekomandime konkrete dhe përbën një bazë për përpjekjet avokuese për të rritur rolin e grave në zgjedhje si votuese dhe si kandidate”.

Studimi është zbatuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me bashkëpunimin e Forumit Shqiptar Social Ekonomik (ASET).

Ai u zbatua në periudhën mars-qershor 2010 në 12 rrethe të vendit me synimin për të dhënë një panoramë më të qartë rreth situatës së rolit të grave si lidere në komunitetet përkatëse.

Ky studim u bazua mbi intervista gjysëm të strukturuara me 68 gra lidere në degët lokale të partive, mini-anketa me 102 profesioniste dhe 12 tryeza të rrumbullakëta. Studimi merr një vlerë veçanërisht rëndësishme tani, kur Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet lokale të 8 majit 2011.

Më tej në studimi përfshihen të dhëna mbi planet e partive politike për zbatimin e kuotës në zgjedhjet lokale, vlerësimin e përqindjes së votuesve gra dhe votimin familjar si dhe rolin e medias në promovimin dhe mbulimin e pjesëmarrjes së grave në politikë.

mit/NOA

KOMENTE