English

Zjarri djeg një shtëpi, në rrezik shpërthimi, karburanti ngjitur me të

Tiranë, 7 mars 2011, NOA- Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një shtëpi private në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por ajo që ka ngjallur shqetësim është fakti se thuajse ngjitur me shtëpinë është një pikë karburanti e cila rrezikohet të përfshihet nga flakët.

Por për të evituar një shpërthim të mundshëm, forcat e zjarrëfikësve dhe policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të evituar rrezikun.

Pavarësisht kësaj ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë provokuar zjarrin.

Ashtu siç edhe është bërë e ditur edhe më parë, shumë banorë kanë shprehur revoltë dhe shqetësim lidhur me ndërtimin e pikave të karburantit afër qendrave dhe blloqeve të banimit.

a.y/NOA

KOMENTE