Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Rritja e çmimeve, fajin e ka Saliu
English

Beqja: Rritja e çmimeve, fajin e ka Saliu

Tiranë, 9 mars, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha, si përgjegjës për rritjen e çmimeve. Deputeti i PS-së Ilir Beqja tha se i vetmi person që nuk ka reaguar për shtrenjtimin e jetesës së shqiptarëve është kreu i qeverisë.

“Për këto rritje çmimesh është e qartë për këdo se fajin e ka Saliu. Saliu e ka fajin për mungesën e prodhimit vendas bujqësor. Saliu e ka fajin për monopolet që i rrijnë në shpinë shqiptarëve. Pse është fajtor për rritjen e çmimeve të ushqimeve Saliu ka 4 javë që flet për çdo gjë përveçse për çmimet e ushqimeve. Me dy shifra u shtrenjtuan edhe barnat dhe shërbimet shëndetësore edhe pse Saliu premtoi se çmimet e barnave do të ulen”, tha Beqja në një konferencë për mediat.

Ai u shpreh se që prej fillimit të vitit të gjitha familjet shqiptare po përballohen në vështirësi të mëdha në jetesën e përditshme. Beqja shtoi se shqime bazë buka, mielli, orizi, sheqeri, vaji, perimet dhe frutat janë shtrenjtuar me dy shifra.

Sipas tij, përgjegjësit e Berishës qëndrojnë për faktin se sepse ai vendosi TVSH-në 10 % mbi barnat.

“Edhe për këtë Saliu nuk pipëtin më. Sot është e qartë për të gjithë se qeveria nuk punon në interes të qytetarëve, por vetëm për interes të oborrit. Kurrë më shqiptarët nuk e besojnë Saliun që flet për mrekulli ekonomike e fanar të botës, ndërsa tryezat e tyre varfërohen përditë. Kurrë më nuk e besojnë Saliun që flet për drurë e asfalt ndërsa dita ditës po bien në varfëri gjithmonë e më shumë familje”, tha Beqja.

Deputeti i PS-së shtoi se e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë ku na ka zhytur Saliu është ta largojmë Saliun me fuqinë e votës. “Partia Socialiste është e vetmja rrugë për të dalë nga terri ku keqqeverisja e Saliut e ka shtyrë vendin”, përfundoi ai.

a.k/NOA

KOMENTE