English

Firence – arrestohet njeriu që vriste dhe hante qentë

Firence, 9 Mars 2011- Vriste brutalisht qentë dhe i hante. Zbulimi i pazakontë është bërë nga “Guardie zoofile dell'Enpa” (Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve) në Firence, e cila pritet të mbajë sot një konferencë për shtyp për të ilustruar fazat e hetimit.

Një tjetër akuzë e rëndë vjen nga Enpa, këtë herë në Ferrara. Një gjuetar ka vrarë qenin e tij duke i vendosur dy gurë të rëndë në qafë dhe e hedh në kanalin e një fshati në Ferrara. Me sa duket, njeriu e konsideronte të papërshtatshëm qenin për gjueti dhe nga pamundësia për ta braktisur për shkak të një mikroçipi nën lëkurë, ka vendosur ta mbysë. Pavarësisht nga përpjekje për të fshehur trupin e qenit, gjahtari është zbuluar dhe tani përballet me deri në 18 muaj burgim.

a.e./noa

KOMENTE