Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, Zgjedhjet e parakohshme, disa deputetë jashtë listave
English

Maqedoni, Zgjedhjet e parakohshme, disa deputetë jashtë listave

Shkup, 9 mars 2011, NOA- Një pjesë e deputetëve aktual të partive politike maqedonase nuk do të përfshihen në listat e deputetëve për zgjedhjet e parakohshme.

Brenda radhëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, (BDI) konfirmojnë se një pjesë e madhe e deputetëve nuk do të përfshihen në listat e reja për deputet dhe se përparësi do ti jepet kuadrove të reja partiake.

Siç bëjnë të ditur burime partiake në pikëpyetje është rikandidimi i deputetëve: Rafiz Haliti, Talat Xhaferi, Zimrete Jakupi, Safet Neziri, Nazif Bushi, Xhemal Jashari, Femi Jonuzi, etj.

Demokracia e Re gjithashtu përballet me kombinatorika të ndryshme për përpilimin e listave të kandidatëve sidomos në zonat zgjedhore 1 dhe 2, ku shpreson të fitojë kjo parti. Nga kjo parti nuk dëshirojnë të komentojnë se cilat janë kombinimet e mundshme për listat e deputetëve, duke përjashtuar si bartës të listave deputetët aktual të kësaj partie.

“Loja po udhëhiqet kryesisht për dy zonat, ku lideri Imer Selmani po mendon të kandidojë në njësinë zgjedhore numër 2, ndërsa njësia 1 nga ai ku vjen pritet të shpallet kandidatura e analistit Kim Mehmeti si kandidat i DR-së. Mirëpo, këto janë pjesë e debateve ndërpartiake, ku si figura të dyta në listat zgjedhore parashikohet Abedin Zymberi, Flora Kadriu, etj”, theksoi një zyrtar i kësaj partie për agjencinë e lajmeve INA, duke mos dashur të jap detaje të tjera për variantet e para jozyrtare të hartimit të listave zgjedhore.

PDSH pritet që përqëndrohet për garën zgjedhore në njësinë numër 6, të cilës do ti prijë Menduh Thaçi, Arbër Xhaferi, Sadi Bexheti dhe tre deputetët aktual që nuk braktisën këtë parti. Kjo parti po përforcon radhët e saj edhe në njësitë e tjera.

Nisma e re partiake e udhëhequr nga Rufi Osmani po përgaditet për strukturimin e radhëve të saj, ndërsa përfaqësues të saj nënvizuan se akoma nuk kanë asgjë konkrete sa i përket kalkulimeve me emra për listat zgjedhore. “Po, sigurisht se menjëherë pas strukturimit, ky do jetë prioritet dhe përkushtimi, për dalë me kandidat që plotësojnë të gjitha kriteret intelektuale, kombëtare dhe me dinjitet të përfaqësohen në institucionin legjislativ”, theksuan nga nisma për formimin e partisë së re, e cila jozyrtarisht është pagëzuar si Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).

Kryetari i PPD-së, Sefedin Haruni nënvizoi se partia e tyre do të dal me një listë të saj për të garuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e cila është hapur për bashkëveprim me forca progresiste kombëtare dhe intelektuale.

Në garën zgjedhore pritet të ketë edhe nisma të pavarura me lista zgjedhore, ndër të cilët do të jetë edhe ish-lideri i PPD-së, Abdiladi Vejseli, i cili do të garojë me një listë qytetare në zonën e gjashtë zgjedhore. Ndërkohë, deri tani nuk kanë konfirmuar garimin e mundshëm në zgjedhje forcat e tjera politike.

(INA)/ NOA

KOMENTE