Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndikimet e aparaturës serbe në përçarjen ndërfamiljare pas ngjarjeve të ’81-t
English

Ndikimet e aparaturës serbe në përçarjen ndërfamiljare pas ngjarjeve të ’81-t

Nga Asllan Dibrani*

Për shkaqe të hegjemonizmit, lakmisë dhe apetiteve për pushtime të reja në formë agresive, Serbisë nuk i mbeti asnjëherë kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoi në ofensivë veprimi kundër Kosovës. Për ta ushtruar një terror të vazhdueshëm kriminal nga të gjitha format më të vrazhda, për t'i realizuar ëndrrat e veta, për një Serbi të madhe si hegjemoniste dhe agresore ndaj fqinjëve... Ky agresivitet i Serbisë ishte i theksuar kundër shqiptarëve në të gjitha kohërat po si motiv i shkrimit do të jetë pasqyrimi i metodave të saj që i praktikoi pas ngjarjeve të vitit 1981, duke gjetur formën e diferencimit politik si shqiptar i papërshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist, nacionalist, armiq, kundër-revolucionarë, terroristë, anti-jugosllavë, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktoi popullit mjaft ndasi, përçarje, huti, imponime, njolla, ndasi familjare, ndasi individuale, ndasi në vende kolektive siç ishin diferencime në shkolla, fabrika, organizata etj.

Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë "të ndershëm" që ishin tradhtarë ndaj çështjes shqiptare, si njerëz të mirë për njerëzit analfabetë dhe pro-jugosllavë. Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët më të afërm të sistemit ish-jugosllav (në organet e Serbisë), gjë që në praktikë i kushtoi popullit shqiptar mjaft në stilin "Përça e Sundo".

Diferencimi politik në Kosovë pas ngjarjeve të vitit 1981

Aparatura serbe nga Beogradi zhvilloi një propagandë dhe një sundim të egër ndaj popullit shqiptar, nga të gjitha periudhat, por me kalimin e kohës, ajo shtriu reprezaljet e veta duke i ngushtuar të gjitha hapësirat e jetës popullit shqiptar të Kosovës. Kosova pa të drejtë mbeti nën administrimin e ish-Jugosllavisë artificiale mbas luftës së dytë botërore. Shqiptarët shprehën pakënaqësinë e vet edhe me front luftarak siç ishte brigada e Shaban Polluzhes etj, por dinakëria serbe ndikoi që të ndahet Kosova nga Shqipëria qe e kishte pjesë të vetën në të gjitha kohërat. Menjëherë pas luftës së dytë botërore vazhdoj terrori kundër shqiptarëve pa të drejtë shkolle, pa te drejtë flamuri, pa te drejtë të përdorimit të gjuhës etj. Pastaj sipas planeve serbe, radhazi vazhdojë mbledhja e armëve nga Rankoviqi, në vitin 1956. Ngjarjet edhe protestat e studentëve shqiptarë në vitin 1968, ishin të përgjakshme, por edhe sinjal i mirë drejt ngritjes së vetëdijes së popullit shqiptar nga Kosova, ajo rezistencë vazhdoi edhe në të ardhmen, ku si me intensive ishin ato të vitit 1981 në të cilën iu bashkuan studentëve, profesorëve dhe intelektualeve thuajse pjesa dërmuese e popullit shqiptar me një qëllim për ndërrimin e statusit nga një krahinë e cunguar në një Republikë të Kosovës, si e pavarur me ç'rast aparatura serbe filloj burgosjet, arrestimet dhe diferencimet politike ndaj demonstruesve dhe popullit në tërësi...

Ndikimet e aparaturës serbe në prishjen dhe përçarjen ndërfamiljare

Metodat më çnjerëzore të regjimit serb në përçarjen e familjeve shqiptare pas ngjarjeve dhe trazirave të vitit 1981, "përça dhe sundo" ishte parimi i qarqeve serbe të instaluara në Kosovë që zhvilloi një metodë duke përçarë shqiptarët, i arriti disa plan-programe të vetat propagandistike që zhvillonte kundër shqiptarëve në prizmin se shqiptarët e Kosovës janë irredentistë, nacionalistë, armiq, anti-jugosllavë, terroristë, antisocialistë etj. Jugosllavia artificiale kishte një influencë në botë, nga që shqiptarëve, nuk u lejonte në shtyp të flisnin për veten e vet, nga qe këto ngjarje ishin nën hijen e propagandës serbo-sllave, duke e ndihmuar edhe elita e kuislingëve shqiptarë të Kosovës se atëhershme ku nga vetë goja e përfaqësuesve shqiptarë u dënuan ngjarjet si "anti-jugosllave", se ne ishim rrënues të sistemit jugosllav dhe iniciuan diferencën me ndihmën e qarqeve serbo-sllave , me çka ne masë u rrit një revoltë e madhe në mes politikanëve shqiptarë, policëve shqiptarë, juristëve shqiptarë, spiunëve shqiptarë, bashkëpunëtorëve shqiptarë me organet serbe karshi anës tjetër popullit shqiptare që ishte në projektin ideologjik për arritjen e aspiratave të veta etj. Aparatura serbe ndikoi në prishjen e marrëdhënieve ndërqytetore në Kosovë duke i përçarë pas këtyre ngjarjeve në një shkallë të madhe familjen dhe shoqërinë shqiptare në tërësi! Kur themi kështu, e arsyetojmë këtë të dhëne duke pasur me mijëra argumente qe i preku shumë familje si të ndëshkuar në format më primitive për t'i degraduar si armiq të Jugosllavisë . Në një familje kishte që nuk flisnin në mes vete, anëtarët e familjes duke u përçarë si pasojë e diktaturës serbe që gjithmonë populli ishte i ndarë në dy blloqe duke filluar që nga familja!

Familjet e ish-të burgosurve politikë, në shënjestër të goditjes politike, morale dhe ekonomike

Kjo propagandë e Serbisë që zhvillonte kundër shqiptarëve pas këtyre ngjarjeve ndikoi edhe në sistemin juridik, që krijoi një bindje e imponoi që edhe republikat tjera të sjellin forcat e veta ushtarako-policore në Kosovë, njerëzit më të degjeneruar për ta qetësuar situatën, ku në një fare mënyre kosovarët u ballafaqonin me reprezalje dhe terrorin e paparë. Në Kosovë si shtesë përforcuese, për me e shuar me dhunë dhe gjak këtë ngjarje gjeneronin sllovenët, kroatët, maqedonasit, boshnjakët, malazezët dhe ata nga Vojvodina, të imponuar nga Beogradi. Edhe ata ishin barrë e rëndë mbi supet e shqiptarëve që te shqiptarët ndikoi negativisht e sidomos të familjet të burgosurve politikë, që u diferencuan nga të gjitha segmentet e jetës, iu vinin lloj-lloj presionesh dhe padrejtësi , nëse një qytetar binte në kundërshtim me ligjin, arrestohej dhe burgosej, pastaj si pasojë vinte edhe të ndëshkimi familjar duke i larguar nga puna të afërmit si vëllezër e motra , po edhe më gjerë në brezin e dytë, për një parullë të shkruar "Kosova Republikë. Nënat ,motrat dhe gratë e ish-të burgosurve politik ishin nën presione të fuqishme nga organet e UDB së atëhershme, duke u munduar shpeshherë që të ndikojnë edhe në prishjen e martesave, duke i njollosur se rrjedh nga familje armiqësore etj. Aparatura okupuese e Serbisë bënte presion në personat tjerë që ishin të fejuar apo të martuar me ata qe ishin në burg, me qëllim që mos ta priste të dashurin e vet deri sa ta kryejnë vuajtjen e dënimit.

Pas këtyre ngjarjeve pasuan burgosjet e studentëve, profesorëve, intelektualëve, punëtorëve dhe nxënësve, në të cilën u ashpërsuan presionet në këtë shtresë të popullatës ku shpeshherë është përcjellë hyrja-dalja në ato familje nga personat e UDB serbo-sllave me bashkëpunëtorët e vet. Këto reprezalje rriteshin dita ditës!... Të burgosurit politikë kishin një statut të veçantë të qytetarit edhe pas vuajtjes së dënimit, duke u obliguar që të lajmërohet në polici çdo ditë javë e muaj, duke mos u lënë asnjë hapësirë veprimi, ndalim shkollimi, ndalim punësimi, ndalim integrimi në shoqëri me një fjalë e gjithë familja ishte nën presionin fizik dhe psikik të vazhdueshëm! Pas vuajtjes së dënimit, në shumë raste janë vizituar në formë masive ish-të burgosurit politikë nga popullata, por në të shumtën e rasteve nën përcjelljen e diktaturës serbe sa qe shpesh herë edhe miqësia e lidhur me dhjetëra vite më herët është rezervuar t'i bëjë vizitë familjes së ish-të burgosurit.

*Shkrim i dërguar nga Zvicra prej autorit

KOMENTE