Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD ngre Komision Parlamentar për hetimin e pasurisë së Edi Ramës
English

PD ngre Komision Parlamentar për hetimin e pasurisë së Edi Ramës

Tiranë, 9 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të ngrejë një komision hetimor parlamentar për të kontrolluar pasurinë e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Lajmin e konfirmoi për agjencinë NOA, një burim zyrtar nga ky grup parlamentar. Bëhet e ditur se nismëtarë të këtij komisioni janë kryetari i Grupit të PD, Astrit Patozi dhe deputeti tjetër demokrat, Gent Strazimiri.

Komisioni sipas nismëtarëve, vjen në përpjekje për të zbardhur pasurinë e vërtetë të Edi Ramës, pasi ai ka deklaruar në ILDKP – Inspektorati i Lartë për Deklarimin e Pasurive, se nuk ka as shtëpi, as makinë, por vetëm tre mijë euro si pasuri financiare.

Mazhoranca prej kohësh ka hedhur akuza të forta për Edi Ramën duke pretenduar se ai ka përfituar shuma të mëdha parash përmes abuzimit me detyrën në krye të bashkisë së Tiranës.

Ky komision, vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe është i ngjashëm me atë që u ngrit para zgjedhjeve të kaluara lokale ku u hetua gjatë për afera të dyshuara të Ramës si kryebashkiak. Atëherë hetimi u ndërpre pasi gjykata vlerësoi se ishte i paligjshëm.

e.t/NOA

KOMENTE