Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Përse vrave, Arid ?”
English

“Përse vrave, Arid ?”

Frankfurt, 9 mars, NOA - Kur dëgjon familjarët, miqtë dhe fqinjët, atëherë Arid Uka del të ketë qenë një model sjelljeje për të rinjtë: asnjëherë i përfshirë në dhunë, ose në probleme me policinë, ndryshe nga shumë djem të rinj në lagjen e tij në Frankfurt, të përbërë kryesisht nga emigrantë.

Për Aridin, 21 vjeç, ata thonë se ishte i qetë dhe i heshtur. Në vitin 2005, ai dhe disa shokë të klasës fituan një çmim të dhuruar nga qeveria për një projekt shkollor se si të parandalohet dhuna në shoqëri dhe krenar kishte bërë fotografi me Gerhard Schröderin, atëherë kancelar i Gjermanisë. I riu nga Kosova ndihmonte nënën e tij në shtëpi, pastronte dhomat, hidhte plehrat nga shtëpia dhe madje ua dha atyre gjysmën e pagës së tij për të kryer pelegrinazhin e haxhit në Mekë.

Ai ishte mysliman i devotshëm që lutej pesë herë gjatë ditës, por i pëlqente gjithashtu të luante videolojëra në Play Station dhe të shihte “The Simpsons” (seria i animuar) së bashku me vëllezërit e tij 27 dhe 12 vjeç. “Ai gjithmonë mendonte në fillim për të tjerët, e pastaj për veten e tij”, thotë nëna, Fevzija, 53 vjeçe. Sipas saj, ai dëshironte të bëhej inxhinier, të krijonte familje dhe të bënte jetë normale.

Por të mërkurën e kaluar, vizioni për jetë normale u zhduk. Zyrtarët gjermanë të sigurisë thonë se Aridi kreu sulmin e parë terrorist në Gjermani që nga 11 shtatori 2001, duke vrarë dy pilotë amerikanë dhe plagosur dy të tjerë si hakmarrje për vendosjen e tyre Afganistan.

Sipas Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane, njëri nga ushtarët e vrarë si edhe dy të plagosurit ishin pjesëtarë të një skuadre të sigurisë dhe ndodheshin rrugës drejt Afganistanit. Personi tjetër i vrarë ishte i stacionuar në bazën ajrore amerikane në Ramstein dhe ishte shofer i autobusit.

Ëndrra gjermane

Hastridi 27 vjeç është vëllai më i madh i Aridit. Ai thotë se vëllai i tij nuk kishte shfaqur kurrë urrejtje ndaj dikujt. Dy vëllezërit erdhën në Gjermani së bashku me nënën e tyre në kohën kur Aridi ishte vetëm katër vjeç, gjyshi i tyre ishte një hoxhë fshati në vendlindjen e tyre në Kosovë, por janë rritur gjithmonë duke respektuar religjionet e tjera. E dashura e Hastridit është hebreje dhe të tre shkonin në kinema.

Familja tregonte me krenari se Aridi ishte në shkollën e lartë. “Ëndrra jonë ishte të blinim një shtëpi dhe të jetonim të gjithë bashkë një ditë me familjet tona”, thotë Hastrid Uka, i cili, sikurse babai i tij, është një rregullues çatish.

Në fakt është e paqartë nëse Aridi e ka përfunduar shkollën e lartë.

Vitin e fundit ai i kishte thënë familjes së tij se nuk ka qenë në gjendje të fitojë një punë inxhinierie në një kompani kimike, prandaj kishte kryer për Gjysmëhënën e Gjelbër, organizatë në Frankfurt që kujdeset për emigrantët e moshuar myslimanë që janë pa familje. Moustafa Shahin, drejtues i Gjysmëhënës së Gjelbër thotë se ai nga shkolla e Aridit ka një raport vetëm për vitet 2007-2008.

“Ishte person që punonte shumë. Nuk fliste shumë“, thotë Shahin. “Ishte shumë i dashur me pacientët dhe ishte gjithmonë në kohë për punë”. Dhjetorin e kaluar, Aridi i kishte thënë Moustafasë se e linte punën, sepse i duhej një punë tjetër për ta mbështetur familjen. Pastaj ai nisi të punojë në një postë. “Është e pakrahasueshme çfarë ndodhi këtu”, thotë Moustafa. “Është tërësisht e kundërta e asaj se si e njohim ne”.

Keqardhja për çfarë ka ndodhur

Në shtëpinë e Ukajve, vazhdimisht cingërron telefoni. Të afërmit dhe shokët kërkojnë përgjigje. Familja thotë se nuk di asgjë. “Përpiqem të gjej një përgjigje, por nuk mundëm”, thotë Murati, babai i Aridit, duke pyetur gazetarin nëse familjet i kanë marrë trupat e viktimave dhe të çfarë moshe ishin ata.

“Ne na vjen shumë keq”, përsërit ai dhe Hastridi. Aridi ka lindur në Mitrovicën e Kosovës, por vëllai i tij thotë se ata e njohin ish-provincën e Jugosllavisë vetëm nga pushimet që kanë bërë. Në një video familjare të regjistruar vitin e kaluar, shihet Aridi me nënën e tij dhe Kosovarin, vëllanë 12 vjeç. Aridi, i gjatë, djalosh i ri dhe i dobët, me flokë të rregulluara e paksa të gjata deri mbi supe, qeshet para kamerës. “Atij nuk i pëlqente të filmohej shumë”, thotë nëna e tij. “Prandaj, nganjëherë i bëja fotografi të befasishme”. Bazuar në të gjitha llogaritë, familja Uka ka një jetë modeste.

“Ndryshe nga unë, Aridi nuk shpenzonte shumë para në veshje”, thotë vëllai i tij më i madh. Banesa ka një tavolinë me kompjuter, ku Aridi dhe vëllai i tij më i ri bënin detyrat e shtëpisë. Në rrethinën e tyre, gjenerata e dytë e emigrantëve përballet shpesh me probleme në shkollë, apo për të gjetur punë. Por Hastridi këmbëngul: “Kemi lagje të mirë dhe shokët tanë janë nga të gjitha nacionalitetet dhe religjionet”.

Babai i tij nënvizon: “Fëmijët tanë janë rritur si myslimanë, por edhe si njerëz që respektojnë të tjerët, pavarësisht se çfarë besimi u takojnë”. Sipas zyrtarëve gjermanë të sigurisë dhe prokurorisë, ka mundësi që interneti ka pasur rol kryesor në radikalizimin e Aridit. Faqja e tij në rrjetin social Facebook tregon një anë tjetër të tij që ndoshta familja nuk e di.

Ai ka postuar aty një link me himnin e betejave xhihadiste: “Nuk mund të duroj më këtë jetë poshtërimi në mesin tuaj. Arma ime është gjithmonë e gatshme”. Një zyrtar gjerman i sigurisë, që është i përfshirë në hetim, por jo i autorizuar të flasë për këtë rast, ka thënë se Arid Uka ka qenë i shoqëruar me njerëz të njohur për interpretime radikale të islamit.

Shteti dhe hetimet

Por Boris Rhein, ministër i Brendshëm i landit Hesse, ku edhe gjendet aeroporti, thotë se nuk ka pasur dëshmi se i dyshuari ishte pjesë e ndonjë grupi më të madh, edhe pse, siç shton ai, ka pasur dëshmi se ai kishte vënë në cak personelin e ushtrisë amerikane për arsye ideologjike.

Sipas prokurorit të rastit, Uka u kishte thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe se vendimin për sulm e kishte marrë pasi kishte parë një video në YouTube, e cila, me gjasë, shfaqte ushtarët amerikanë duke dhunuar një vajzë në Afganistan. Në të vërtetë, ekziston një video e tillë e postuar së voni nëpër forume xhihadiste dhe ende është në dispozicion që shfaq uniformat amerikane, që duket se po e dhunojnë një femër të re.

Familja e tij thotë se për herë të parë kanë dëgjuar për atë video në media. “Nuk e kishim as idenë më të vogël për të – por ndoshta vëllai im ka menduar se është e vërtetë dhe e ka humbur toruan”, thotë vëllai i tij më i vjetër. Në Washington, një zëdhënës i Pentagonit, thotë se videoja në YouTube ka qenë e punuar nga ekstremistët. “Duket qartë se është pjesë e një propagande dhe nuk përmban asnjë referencë se kur apo ku është xhiruar ajo video”, thotë koloneli David Lapan. Familja Uka ende nuk e ka parë Aridin. “Dua ta pyes Aridin, nëse vërtet e ka bërë ai këtë”, thotë babai i tij me lot në sy. “Do ta pyes: biri im, përse vrave”?

NOA

KOMENTE