Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria miraton marrëveshjen me KFW për projektet në infrastrukturë
English

Qeveria miraton marrëveshjen me KFW për projektet në infrastrukturë

Tiranë, 9 mars 2011, NOA - Qeveria miratoi sot në parim marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me Bankën Gjermane të Zhvillimit KFW, për realizimin e projektit “Fondi i investimeve sociale, faza IV” që lidhet me investimet në infrastrukturë, furnizimin me ujë, kanalizimet dhe rrugët rurale. Ky projekt ka për qëllim rehabilitimin, rindërtimin dhe ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve, të sistemit të kanalizimit të ujërave të zeza, të rrjetit rrugor rural etj... Kryeministri Berisha bëri me dije gjatë mbledhjes së qeverisë se “Sot, miratojmë një fond 29 milion euro për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku në tërësi këto projekte, të financuara kryesisht nga Banka Gjermane e Zhvillimit, së bashku me bashkimin me këtë fond, përbëjnë rreth 66 milion euro, nga të cilat 19 milion janë falas, grant. Kjo bankë është një nga financuesit kryesor të infrastrukturës në Shqipëri dhe gjej rastin t’i shpreh mirënjohjen e thellë asaj dhe qeverisë gjermane”.

Projektet në fjalë do të shtrihen në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Sarandë e Lezhë. Por, qeveria shqiptare do t’i kushtojë një kujdes të veçantë projektit për liqenin e Ohrit në Pogradec.

“Në mënyrë të veçantë, do të theksoja rëndësinë e madhe të projektit për liqenin e Pogradecit. Faktikisht, financimet e kësaj Banke, natyrisht edhe me pjesëmarrjen e buxhetit, po bëjnë që kjo zonë nevralgjike për turistët në vend - duhet të dini se Pogradeci vitin e kaluar ka pasur dyndjen turistike më të madhe në histori, një rritje e shkëlqyer e një masivitet në turizëm - me projektet e ndërmarra krijojnë sistemin më modern të kanalizimeve, furnizimit me ujë, trajtimit të ujërave të zeza. Kolektori do të shtrihet nga Lini në Tushemisht. Faktikisht, bregu i liqenit të Ohrit është ndër më të pastrit”, tha kryeministri Berisha.

Shefi i qeverisë i kërkoi ministrit të Turizmit, që të bëhet përpjekje në bashkëpunim me UNESCO-n për ta përfshirë edhe bregun shqiptar të këtij liqeni në trashëgiminë natyrore botërore.

“Zoti ministër i Kulturës është shumë e rëndësishme të bëjmë çdo gjë që edhe bregun shqiptar, sepse bregu tjetër maqedonas është në trashëgiminë natyrore botërore të UNESCO-s, ta përfshijmë në këtë trashëgimi. Ministria e kulturës të bëjë gjithçka me UNESCO-n për ta përfshirë në trashëgiminë natyrore botërore, sepse ky liqen nuk ka vetëm një breg, ka dy brigje. Natyrisht, është bregu në regjistrat, por është edhe qyteti, por janë të shkëputura. Për këtë do t’u japësh udhëzime vartësve të tu që të nisin punën. Turizmi është dhe mbetet pasioni yt kryesor dhe ne nuk duhet të injorojmë as edhe një potencial turistik. Për më tepër që liqeni i Ohrit është legjenda e vërtetë e liqeneve të Europës dhe botës”, nënvizoi shefi i ekzekutivit.

mit/NOA

KOMENTE