English

Thesari Messi premton të bëjë histori, më i mirë edhe se Maradona

E enjte, 9 mars 2011, NOA- Enzo Francescoli, ish-futbollisti i River Plate, deklaron se Lionel Messi është i kompletuar.

“Do të befasoheni nëse ju them se Messi është më i fortë se Maradona. Unë vërtet mendoj se ai është, plus që zhvillimi i tij si lojtar nuk është kompletuar ende. Mendoj se Messi do të fitojë edhe dy herë Topin e Artë”, ka thënë Francescoli.

Sipas tij është pikërisht ai që ka lënë pas Diego Maradonën dhe që do shënojë rekorde dhe spektakle të papara në fushën e blertë, duke bërë histori.

Sipas tij një futbollist si Messi nuk lindin dy herë, duke shtuar ai është thesar dhe duhet ruajtur sa më gjatë.

a.y/NOA

KOMENTE