English

Varrimi luksoz, 1 milion dollarë për ceremoninë

Kinë, 9 mars, NOA - Një biznesmen kinez, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka shpenzuar rreth 1 milion dollarë për funeralin e nënës së tij. Ceremonia e varrimit pati më shumë shijen e një ngjarje madhështore, për shkak të vendit ku u zhvillua dhe luksit të ambientit.

Në ceremoni morën pjesë 10 mijë të ftuar, arkëmorti ishte vendosur në një podium si n si në një shfaqe. Ndërkohë, për ndjekjen e ceremonisë u vendosën ekrane gjigant, në mënyrë që gjithë turma të shihte atë që ndodhte.

Nga radha e gjatë e makinave trafiku u bllokua i gjithi në qytetin Uenling. Për këtë ceremoni biznesmeni kishte marrë 8 limuzina të mbuluara me lule, në bordin e të cilave kishin hipur familjarët.

Arkëmorti shoqërohej nga një bandë me 600 muzikantë. Ndërsa ishin porositur dhe gjuajtje me 16 topa. Për ceremoninë fetare të besimit kinez kishin ardhur rreth 600 murgj që bënë përshpirtje për të ndjerën.

a.k/NOA

KOMENTE