Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 milion shqiptarë të pasiguruar nga sistemi shëndetësor
English

1 milion shqiptarë të pasiguruar nga sistemi shëndetësor


Astrit Beci NOA/LSATiranë, 10 mars 2011, NOA - Sot numërohen 1 milion shqiptarë që nuk kanë mbrojtje nga sistemi shëndetësor dhe që duhet të paguajnë çdo shpenzim për mjekun e familjes, analizat laboratorike, ekzaminimet diagnostikuese, vizitat në spital dhe ilaçet e shtrenjta. Pacientët nuk kanë besim te sistemi shëndetësor, i cili shtrenjtohet pa u përmirësuar. Është një sistem që ofron pasiguri....

Nga Astrit Beci

Prej mëse një viti urdhri i mjekëve nëpërmjet kryetarit të tij do shprehesh për sistemin shëndetësor si jofunksional, fenomene si: pakënaqësia e pacientëve për shërbimin shëndetësor, rryshfeti i lartë, pagat e ulëta, ekzaminime diagnostikuese e laboratorike që mungojnë, monopole mafioze që nuk lejojnë zhvillimin e teknologjive të reja dhe konkurrencës së ndershme, korrupsioni i lartë dhe spostimi i pacientëve drejt shërbimeve private janë shprehje e mosfunksionimit të sistemit dhe e dështimit të kësaj qeverie. Mazhoranca premtoi financimin mbi 4 % GDP-se për shëndetësinë dhe sot jemi në nivelin e 2.8% ose 4 herë më pak se mesatarja e Europës ku duam të integrohemi. Me këtë financim sistemi i dështuar rrezikon kolapsin.

Nëse shohim sistemin shëndetësor parësor do ballafaqohemi me mungesë të plotë të laboratorëve dhe dërgimin e pacienteve çdo 3 muaj për të bërë analizat te privati. Pacientë që megjithëse një jetë kanë paguar për sigurimet shëndetësore duhet të paguajnë për ekzaminimet laborike diagnostikuese mesatarisht 5 000 lek të reja. Mjekët e këtij shërbimi janë kthyer në sekretar që kohën kryesore e harxhojnë për plotësimin e një burokracie të lodhshme dhe në çdo moment duhet të sqarojnë pse duhet tu japim pacientëve ilaçin më të lirë si më efektiv?! Për ta me rëndësi sesa trajtimi ka moskalimi i shifrave të rimbursimeve pasi pastaj ballafaqohen me gjoba. Edukimi shëndetësor, parandalimi , kontrolli higjeno-sanitar lënë shumë për të dëshiruar. Gjithë ne jemi dëshmitare të dhjetëra vendeve pa kriter ku tregtohen prodhime ushqimore e blegtorale në kushte që do mrekullonin në skandalin e tyre çdo kalimtar e jo më specialist të këtij sektori. Por drejtuesit e këtij shërbimi nuk shohin rrezikshmërinë e madhe që përbëjnë fenomene të tilla për shëndetin e popullatës.

Sa i takon shërbimit sekondar e treciar situata është edhe më dramatike. Sot pacientët në shërbimin spitalor ballafaqohen me mungesa të theksuara të medikamenteve , të kiteve laboratorike, hotelerisë. Sa i takon ekzaminimeve diagnostikuese me dhjetëra aparate që nuk funksionojnë ose mungojnë. Shpesh situata besoj rëndohet nga spostimi i pacientëve në drejtim të shërbimeve private.

Sistemi i referimit besoj nuk e justifikoj qëllimin për të cilën ishte krijuar. Kujtoj 2 premtime të ministrit, i pari në luftën kundër korrupsionit dhe i dyti në stimulimin e mjekëve që do zbatonin këtë sistem me shpërblime dhe mekanizma për të krijuar të ardhura në mënyrë të ligjshme. Asnjëri nuk funksionoi.

1 milion shqiptarëve të pasiguruar iu mohua shërbimi pa pagesë. Të gjithë këta do paguanin tarifa tepër të mëdha krahasuar me nivelin e varfërisë. Sa i takon stimulimit të mjekëve nuk e kemi parë diçka të tillë. Kujdesi për të varfrit është një nga parametrat e rëndësishëm të qytetërimit të një vendi. Ministria jonë i përjashtoi këta të varfër nga shërbimi shëndetësor.

Tarifat e vendosura nuk vendosën drejtësi. Mjekët që i krijuan këto tarifa nuk morën 30 deri në 40 %të sasisë së lekëve të grumbulluara. 30% tjetër i planifikuar për mirëmbajtje dhe 30% i planifikuar për barna nuk u shpërnda sipas urdhrit por krijoi një amulli me të madhe në sistem dhe bëri të pakënaqur për shërbimin pjesën më të madhe të popullatës. Shërbimi spitalor është shtrenjtuar me 15%, medikamentet me 7% më shumë se gjysma e popullsisë nuk ka akses për shërbime shëndetësore pasi nuk kanë librezë shëndetësore.

Shtimi i TVSH -së barnave me 10% iu shtua kostove të shëndetësisë. Kjo rritje e TVSH zeron rritjen prej 1.8 miliard të buxhetit të ISKSH-së dhe vërteton çmimet abuzive të ilaçeve. Nuk ndodhi siç tha ministri i financave që rritja e TVSH nuk do të ndikojë tek çmimi. Shqiptarët janë dëshmitarë të rritjes së çmimit të ilaçeve.

Sot numërohen 1 milion shqiptarë që nuk kanë mbrojtje nga sistemi shëndetësor dhe që duhet të paguajnë çdo shpenzim për mjekun e familjes, analizat laboratorike, ekzaminimet diagnostikuese, vizitat në spital dhe ilaçet e shtrenjta. Pacientët nuk kanë besim te sistemi shëndetësor i cili shtrenjtohet pa u përmirësuar. Është një sistem që ofron pasiguri.

Sot në vend që të mendohet për sistemin, pacientët, mjekët, spitalet mendohet vetëm për qëllimin ato të përfitimit dhe pasurimit personal. Kompani farmaceutike kërkojnë të vendosin monopolin në tregun e ilaçeve. Ka prej tyre që kanë dhjetëfishuar xhiron në 1 vit e kjo mund të ndodhë veç në Shqipëri. Në shkaqet kryesore është keqmanaxhimi i drejtimit të tyre.

Është i njëjti stil primitiv që nuk ka ndryshuar që në kohën e partisë së punës, veçse tashmë ky stil i menaxhimit është më abuziv dhe me orekse barqesh të pangopur për të përfituar. Emërimet subjektive të militantëve partiakë në drejtim pa kurrfarë formimi si drejtues mund të përmblidhen në togfjalëshin (mungesë totale e reformave).Të nderuar kolegë të gjithë këto që përmenda më lart janë pasojë e mospasjes së një vullneti politik për përmirësimin e situatës.

*Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Socialiste Astrit Beci

KOMENTE