Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Jemi të zhgënjyer, nuk ka dialog mes partive
English

Arvizu: Jemi të zhgënjyer, nuk ka dialog mes partive

Kukës, 10 mars 2011, NOA – Nga qyteti i Kukësit ku u takua me përfaqësuesit e qeverisë vendore, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i bëri rishtas thirrje partive politike të zbusin gjuhën e mosmarrëveshjeve dhe të nisin pa vonesë dialogun mes tyre. Duke folur për zgjedhjet vendore të 8 majit ambasadori amerikan u bëri apel forcave politike se zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes dialogut është një kusht thelbësor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Ambasadori i SHBA-ve bëri me dije se situata e rënduar politike dhe mosgjetja e konsensusit për të dialoguar politikisht ka zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë, dhe sikundër tha zoti Arvizu mbetet një shqetësim edhe për zgjedhjet e 8 majit, të cilat janë vetëm dy muaj larg.

Në prononcimin e tij për mediat ambasadori Arvizu parashikoi se “Në 8 maj do ketë mosmarrëveshje nga palët dhe duhen gjetur mekanizmat që palët të bien dakort”.

Por, ambasadori Arvizu ka garantuar edhe njëherë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të SHBA-ve, BE-së e OSBE-së për zgjedhjet vendore.

Në këtë pikë ambasadori Aleksandër Arvizu, i cili ka ndërmarrë një tur vizitash nëpër qytetet e Shqipërisë në vigjilje të fushatës zgjedhore theksoi se partitë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor.

Duke e mirëpritur regjistrimin e partive opozitare pranë KQZ-së, Arvizu tha se tanimë duhet që partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje të bashkëpunojnë me KQZ-në, një argument ky mjaft i rëndësishëm kur dihet se Partia Socialiste ka kërkuar riformatimin e anëtarëve të KQZ-së për mosmanipulimin sipas saj të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Por, i pyetur më hollësisht për zgjedhjet vendore në kryeqytet ku përballja më e mundshme është ajo mes kryebashkiakut Edi Rama dhe kandidatit potencial të mazhorancës Lulzim Basha, ambasadori amerikan këshillon që të dy kandidatët për bashkinë kyçe të përballen edhe mediatikisht në një debat televiziv.

“Do të ishte mirë që kandidatët që garojnë për Tiranën të përballen në një debat të hapur televiziv”, u prononcua pa emra diplomati amerikan Aleksandër Arvizu.

mit/NOA

KOMENTE