English

Bajden vijon qëndrimin në Moskë, sot takohet me Vladimir Putin

Moskë, 10 mars, NOA - Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ndodhet sot në Rusi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në këtë vend, ku ka programuar një takim të veçantë me kryeministrin rus, Vladimir Putin.

Ndërkaq, ditën e djeshme, ai u takua me presidentin rus, Dimitri Medvedev kjo e siguroi se Uashingtoni zyrtar mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Ne jemi duke punuar aktivisht për ta përmbyllur në vitin 2011 procesin” e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, tha konkretisht Bajden. Bëhet me dije ndërkaq, se ata diskutuan mes tyre edhe për situatën aktuale në Libi, në të njëjtën kohë edhe mbi planet amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë.

Turi i Bajdenit në Lindje, nisi dy ditë më parë me vizitën e tij në Finlandë, dhe pritet që pas qëndrimit të tij në Rusi, të vijojë me një vizitë ditën e premte edhe në Moldavi.

n.e/NOA

KOMENTE