Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE: Mjaft të kënaqur me fazën e parë të bisedimeve Prishtinë-Beograd
English

BE: Mjaft të kënaqur me fazën e parë të bisedimeve Prishtinë-Beograd

Prishtinë, 10mars, NOA – Bashkimi Evropian është shprehur mjaft i kënaqur me mënyrën sesi është kaluar faza e parë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Meqë ai ka siguruar edhe ndërmjetësimin mes dy palëve, e ka shoqëruar fundin e kësaj faze me anë të një deklarate, përmes së cilës, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të lënë anash çështjet e pavarësisë dhe të përqendrohen më shumë në problemet e jetës së përditshme të qytetarëve të tyre siç janë lëvizja e lirë etj.

Përfundon raundi i parë bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kryesuesi i ekipit nga Serbia, Borko Stefanoviç, tha se bisedimet treguan gatishmëri të të dyja palëve për të zgjidhur çështjet. Ndërsa, delegacioni kosovar ritheksoi edhe një herë se statusi i Kosovës nuk do të preket gjatë bisedimeve, pa asnjë kusht. “Dialogu po zhvillohet në një frymë pozitive, ka shumë çështje praktike në agjendë dhe ne jemi mjaft praktikë për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Kreativieti mund t’u ndihmojë të dyja palëve për të përmirësuar jetën e njerëzve , por edhe për përmirësimin e agjendës evropiane të të dyja shteteve”, tha kryesuesja e delegacionit kosovar, Edita Tahiri.

n.e/NOA

KOMENTE