Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje me maska, u marrin udhëtarëve paratë e rrobat
English

Grabitje me maska, u marrin udhëtarëve paratë e rrobat

Vlorë, 10 mars, NOA – Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë 4 personat që kryen dje grabitjen e disa qytetarëve në aksin rrugorë Vlorë-Selenicë, duke u marrë, nën kërcënimin e armëve, të gjitha paratë dhe rrobat.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se arrestimi i grupit të rrezikshëm kriminal u bë në kuadër të operacionit të koduar “Vjosa”. Personat e arrestuar janë

Hoveljando Sadik Zykaj, 20 vjeç, banues në fshatin Resulaj, Lorenc Birçe Kapaj, 18 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë Vlorë, Sebastiano Nezir Zykaj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë dhe Enerik Adem Zykaj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Selenicë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30, katër të arrestuarit kanë ushtruar terror me armë dhe kanë grabitur pasagjerët që ndodheshin në tre makinat që kalonin në aksin rrugorë, Vlorë-Selenicë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se fillimisht katër personat kanë bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Bregu i Llanajve”.

Të armatosur me automatik ata kanë qëlluar në ajër dhe kanë kërcënuar kalimtarët duke u marrë më pas gjithë sendet më vlerë që kishin, deri edhe celularët dhe rrobat.

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e një sërë sendesh personale. Atyre ju ndaluan; tre automatike “Model 63”, një armë automatike “Model 54”, një sasi e konsiderueshme fishekësh që shërbenin si municion për këto armë, dy maska dhe 10 celularë të markave të ndryshme.

a.k/NOA

KOMENTE