English

Masakrohet me grushte roja i shkollës

Korçë, 10 mars, NOA - Një 23-vjeçar ka masakruar me grushte rojën e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur dje në ambientet e shkollës “Asdreni” dhe protagonist i saj ka qenë Enea Tahiri, 23 vjeç, banues në lagjen Nr. 5 në Korçë.

I riu ka kërkuar që të hynte në ambientet e shkollës, ndërkohë që roja i saj, me inicialet A.D, 41 vjeç, e ka ndaluar atë.

Kjo gjë që sjellë dhe acarimin e situatës dhe 23-vjeçari e ka goditur rojën me shkelma dhe me grushte.

Më pas A.D ka bërë kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit. Ai është ndaluar nga policia dhe ndaj tij ka nisur hetimin për “Goditje për shkak të detyrës”.

a.k/NOA

KOMENTE