English

Putin kërkon heqjen e vizave mes SHBA e Rusisë

Moskë, 10 mars, NOA - Kryeministri rus, Vladimir Putin, i ka propozuar zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, heqjen e vizave midis dy vendeve.

“Nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për udhëtimin pa viza para se Rusia dhe Bashkimi Evropian ta bëjnë këtë, ky do të ishte një hap historik në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane. Një gjë e tillë do t’i prishte të gjitha stereotipet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Putin.

Bajden po viziton Rusinë në kuadër të truneut njëjavor, që përfshin edhe Finlandën e Moldavinë.

Ai ka takuar presidentin Dimitri Medvedev të mërkurën, ndërsa sot do të mbajë një fjalim në universitetin shtetëror të Moskës.

Para takimit me kryeministrin rus, Bajden ka biseduar me aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët akuzojnë Putinin për shtypje të lirive themelore gjatë dy mandateve të tij presidenciale.

NOA/RFE

KOMENTE