Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca e radhës në Parlament – Përmbledhje
English

Seanca e radhës në Parlament – Përmbledhje

Kuvendi miraton projektligje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit

Tiranë, 10 Mars, 2011 NOA - Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe miratoi një sërë projektligjesh të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Deputetët diskutuan gjatë në lidhje me projektligjet e parashikuara në rendin e ditës dhe u drejtuan pyetje ministrave përkatës.

Në përfundim të diskutimeve, Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, përfaqësuar nga Ministri Federal i Financave, për bashkëpunimin financiar”.

Gjithashtu, sërish pa votat e opozitës ata miratuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së eksportit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe UNICREDIT BANK AUSTRIA, për financimin e përmirësimit të Departamentit të Neurokirurgjisë për Spitalin Universitar “Nënë Tereza”; projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkësisë fetare "Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë" për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta", si dhe projektligjin "Për disa shtesa në ligjin nr. 10.186, datë 5.11.2009 "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin". Në vijim, Kryetarja Jozefina Topalli njoftoi seancën për një sërë projektligjesh që janë depozituar rishtas për shqyrtim dhe miratim nga Kuvendi.

Seanca vazhdoi me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës ku deputetë të opozitës dhe mazhorancës diskutuan në lidhje me heqjen dorë nga imuniteti nga deputetët e mazhorancës, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 Majit, etj.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 14:15.

KOMENTE