Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si ta largojmë Berishën
English

Si ta largojmë Berishën

E vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë ku na ka zhytur Saliu është ta largojmë Saliun me fuqinë e votës

Nga Ilir Beqaj

Marrëveshja që vjen sot për diskutim është një marrëveshje e rëndësishme. Që në fillim unë dua të falënderoj qeverinë e Republikës Federale të Austrisë për këtë mbështetje që japin për shëndetësinë shqiptare, të falënderoj ndihmën dhe mbështetjen që qeveria e Republikës Federale të Austrisë ka dhënë në gjithë këto vite për shëndetësinë shqiptare, për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe forcimin e ekonomisë së tregut të lirë si dhe dua të theksoj edhe mbështetjen për çështjen kombëtare.

Si deputet i Shkodrës dua të shpreh mirënjohjen time edhe për ndihmën e posaçme që qeveria e Republikës Federale të Austrisë ka dhënë dhe vazhdon të japë edhe për Shkodrën. E çmuar është edhe ndihma për shërbimin tonë të neurokirurgjisë. Kemi në neurokirurgji, por edhe në specialitete të tjera, një trupë të mrekullueshme mjekësh të talentuar dhe të përkushtuar.

Por, këta mjekë sot janë më shumë se kurrë të braktisur. Në spitalin e neurokirurgjisë shumë mirë që po vijnë pajisje moderne, por aty mungojnë barnat më bazike që të sëmurët detyrohen t’i blejnë jashtë spitalit. Kjo i bën mjekët tanë të ndjehen vërtet keq. Ndjehen edhe më keq këto ditë ende të ftohta sepse ilaçet janë shtrenjtuar me 10 %. Me ligjin që ju votuat në 16 dhjetor në këtë sallë. Pra, faji edhe për këtë është i Saliut. Ai ju urdhëron të ngrini dorën qorrazi. Kur u miratua projektligji për vendosjen e tatimit mbi vlerën e shtuar në shkallën 10 % për barnat she shërbimet shëndetësore, në këtë sallë ju paralajmëruam se do të shtrenjtohen ilaçet. Petriti i Shëndetësisë nuk e hapi gojën fare, ndërsa Ridvani atëherë deklaroi se (po lexoj pasazh nga proces - verbali i seancës së 16 dhjetorit) “...Masat që ne propozojmë dhe ato që kanë ndodhur në vende të ngjashme, na çojnë në konkluzionin se vendosja e 10% TVSH nuk do të çojë në rritjen e çmimeve dhe të jeni të bindur që kjo hipotezë do të vërtetohet, ....”. Ja që për fat të keq çmimet u rritën. Nuk merakosem për fatin e Ridvanit, paçka se ai para 9 ditësh i shpërfytyruar u pranoi kolegëve të mi në komisionin e ekonomisë se tregu është jashtë kontrollit. Jam i shqetësuar për shtrenjtimin e ilaçeve për familjet e varfra shqiptare.

Dhe për këtë fajin e ka Saliu. Saliu që ka qenë mjek e që sot është përgjegjësi kryesor i gjendjes skandaloze të shëndetësisë shqiptare. Prej vitesh dëgjojmë vetëm një refren, atë se po vonojnë tenderat. E po zotërinj të nderuar, sëmundja nuk pret. Nuk mund t’u themi shqiptarëve që të mos sëmuren se nuk është bërë akoma tenderi i ilaçeve. Por edhe kur bëhet tenderi, nuk dihet se çfarë ndodh. Çmimet vijnë më të larta se tenderat në shëndetësi i ka partia e bllokut të xhepit të vogël. Të lapsit të hollë por të shumave me shumë zero për xhepat e mëdhenj të kryetarit partisë së bllokut.

Edhe për këtë faji është i Saliut. Saliu mjafton që ka patericën e pushtetit, paçka se çfarë bëhet me bllokun e tenderave e koncesioneve. Por a do të mund të përfitojnë shqiptarët nga këto pajisjet e reja që do të vijnë me kredinë austriake. Druhem se jo të gjithë. Disa do të përjashtohen. Dhe nuk janë pak. Janë plot 1 milion shqiptarë në moshë pune që nuk kanë punë. Duke mos patur punë nuk kanë as mbrojtje shëndetësore. Dhe do të duhet të paguajnë nga xhepi për shërbimet shëndetësore. Edhe në xhep nuk shumë para e do të duhet të hyjnë në borxh.

Shpesh bëni të paditurin kur ne ju sjellim fakte rrënqethëse të realitetit të përditshëm shqiptar urban dhe rural. Ja një shembull për ilustrim. Kjo është Gazeta Shqiptare e ditës së djeshme. Mburreni se pas 7 vjetësh keni riparuar aparaturën që thërrmon gurin në veshka. Askush nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi pse nuk e rregulluat në 6 vjet. Por mjerë ata që nuk mundën të marrin këtë shërbim. Shumë mirë që u riparua dhe shpresojmë të mos prishet shpejt. Por kush mund të marrë shërbim aty.

Tarifat janë 18 mijë lekë për të siguruarit dhe 180 mijë lekë për të pasiguruarit. Të pasiguruar janë sot 98 mijë familje me ndihmë ekonomike. Një thyerje guri në veshka nga këta të shkretë paguhet sa 4 muaj bashkë ndihmë ekonomike. Ju keni premtuar se do të keni mbrojtje shëndetësore për të gjithë. Në 24 shkurt, para dy javësh miratuat të kundërtën. Latë shumë shqiptarë pa mbrojtje shëndetësore. Por edhe për shumë prej atyre që kanë mbrojtje shëndetësore e rritët kontributin me 45 %. E keni rritur për të gjithë të vetpunësuarit, pa dallim, në qytet e në fshat. Ishte 12 mijë lekë dhe e keni bërë 17 mijë lekë. Një çifti bujqish i kërkoni 34 mijë lekë në muaj. Sa një faturë e muajve të verës e energjisë elektrike.

Pra një çifti bujqish i kërkoni të paguajë 400 mijë lekë në vit për mbrojtje shëndetësore. Ndërkohë që ju vetë deklaroni se një familje në fshat merr 2,5 milionë lekë në vit nga të ardhurat. Pra ¼ e të ardhurave vjetore nga shitja e produkteve bujqësore e blegtorale do të shkojë për të sigurimin e mbrojtjes shëndetësore. Bëni një krahasim me të ardhurat tuaja dhe të paktën, pranoni heshturazi në ndërgjegjen tuaj, se kjo është një padrejtësi e madhe, ndoshta më e madhja që keni ngritur në këta 6 vite qeverisjes padrejtësish, kusarish, matrapazllëqesh e vrasjes. Dhe për këto, faji kryesor është i Saliut. Ju e bëni këtë sepse nuk ju intereson shëndeti i shqiptarëve. Ju doni t’i ktheni spitalet thjesht e vetëm në shpk shtojcë të oborrit.

Spitalet nuk duhet të jenë vetëm institucione ku njeriu mjekohet. Spitalet duhet të jeni edhe institucione ku ngjizet kohezioni social i shoqërisë, ku formësohet indi social i saj. Ky është vizioni ynë për shëndetin e shqiptarëve dhe për mbrojtjen e këtij shëndeti. Për shëndetin shqiptarët të jenë të barabartë, të djathtë, të majtë, që nuk votojnë. Të pasur e të varfër. Kurrë më shqiptarët nuk e besojnë Saliun që flet për mrekulli ekonomike e për mbrojtje shëndetësore për të gjithë, ndërsa shëndetësia jonë nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk mjekon dhe nuk rehabiliton. Pra nuk realizon sot asnjë nga 4 funksionet e saj bazë. E vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë ku na ka zhytur Saliu është ta largojmë Saliun me fuqinë e votës.

KOMENTE