Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Jalon: Shqiptarët, të pashlyer në kujtesën e popullit hebre
English

Topi-Jalon: Shqiptarët, të pashlyer në kujtesën e popullit hebre

Shkup, 10 mars 2011, NOA – Nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, ku ndodhet për përurimin e “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit”, Presidenti i Republikës Bamir Topi ka vlerësuar dhe nxitur edhe më tej forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Izraelit, dy vende që në qendër të miqësisë së tyre ruajnë vitet e tmerrshme të Holokaustit nazist. Kjo mësohet të ketë qenë tema kryesore e takimit mes Presidentit Topi dhe Zëvendëskryeministrit e Ministrit të Çështjeve Strategjike të Shtetit të Izraelit, Moshe Jalon.

Sikundër bën me dije zyra e shtypit e Presidentit, në takim kreu i shtetit vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit duke u shprehur se “Dy vendet tona dhe popujt tanë, me një histori të gjatë marrëdhëniesh miqësore, ofrojnë mundësi edhe më të mëdha për thellimin dhe forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh”.

Presidenti nënvizoi nevojën për intensifikimin e vizitave të ndërsjella dypalëshe të nivelit të lartë dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Zoti Topi theksoi se është me rëndësi nxitja e investitorëve izraelitë që ata ta shtrijnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, në Kosovë dhe në mbarë rajonin përmes projekteve konkrete në fusha të ndryshme kyçe dhe strategjike si energjetika, infrastruktura, turizmi, teknologjia, industria.

Kryetari i Shtetit bëri një panoramë të shkurtër të zhvillimeve më të fundit dhe arritjeve të Shqipërisë në kuadër të aspiratave të shtetit dhe popullit shqiptar për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti evidentoi edhe angazhimin dhe vullnetin e Shqipërisë për të përballuar sfidat dhe detyrimet në rrugën drejt familjes së madhe evropiane.

Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Çështjeve Strategjike izraelit, Moshe Jalon vlerësoi lart marrëdhëniet shumë të mira të bazuara mbi historinë dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve.

Jalon risolli në vëmendje se “qëndrimi i pashembullt i shqiptarëve për strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët historike të Holokaustit kanë mbetur të rrënjosura e të pashlyera në ndërgjegjen e kombit hebre dhe në kujtesën e Shtetit të Izraelit”.

Zëvendëskryeministri i Izraelit vlerësoi edhe rolin konstruktiv që Shqipëria dhe faktori shqiptar luajnë në rajonin e Ballkanit në të mirë të paqes dhe të qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon.

mit/NOA

KOMENTE