Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasjet e 21 janarit, detaje të reja nga hetimi
English

Vrasjet e 21 janarit, detaje të reja nga hetimi

Tiranë, 10 Mars 2011 NOA/ Ervin Tirana – Dalin detaje dhe pretendime të reja lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011 në demonstratën e dhunshme të opozitës ku u shënuan katër të vdekur mes civilëve dhe rreth 180 të plagosur nga civilët e forcat e rendit.

Në seancën e sotme, në Gjykatën e Apelit, Agim Llupo, Shef i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës me mbrojtësin e tij ligjor, kërkoi lirimin e menjëhershëm nga qelitë e paraburgimit.

Po ashtu ata kërkuan edhe një ekspertim të ri, të predhës me të cilën dyshohet nga Prokuroria se është kryer vrasja e Ziver Veizit, një prej 4 viktimave të 21 janarit.

Në seancën e sotme, gjyqtari Gjin Gjoni nga Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të konsiderojë si të argumentuar në ligj, masën e sigurisë së arrestit me burg deri në përfundim të hetimit (pa afat), në ngarkim të 40 vjeçarit Agim Llupo.

Kështu u rrëzua kërkesa e avokatit të Llupos, Genc Gjokutaj për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe caktimin e një mase më të butë sigurie.

Avokati tha se “i pandehuri Llupo, ditën e demonstratës së 21 janarit gjendej në ushtrim të detyrës së tij, si efektiv i Gardës së Republikës, në kushte të një gatishmërie për shkak të detyrës dhe në funksion të zbatimit të ligjit për mbrojtjen e institucioneve të larta shtetërore që gëzojnë dhe statusin e rëndësisë së veçantë siç është dhe kryeministria. Sipas avokatit Gjokutaj, “provat e pretenduara si të tilla nga prokuroria nuk provojnë se Agim Llupo ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet, pra vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi, si dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikohe nga Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë.

Avokati kërkoi ekspertimin e ri të predhës, me të cilën dyshohet të jetë vrarë Ziver Veizi. Avokati tha se predha sipas të dhënave paraprake, ka bërë rioshet gjatë qitjes nga arma e zjarrit të gardistit në trazirat e 21 janarit.

Nga ana e saj, prokuroria i ka kërkuar gjykatës lënien të fuqi të vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë. Prokuroria ka paraqitur si provë ekspertimin e armës së përdorur nga Agim Llupo, një automatik MP 5, duke e krahasuar atë me gëzhojën e gjetur në trupin e Ziver Veizit dhe vlerësuar se bëhet fjalë për të njëjtën predhë (plumb).

e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Arrestohen 4 gardistë të tjerë për 4 vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit

Burg pa afat gardistit Llupo, dyshohet se vrau Veizin

Gardisti Agim Llupo, në pritje të masës së sigurisë

Gardistët rrezikojnë burg të përjetshëm

Dorëzohen gjashtë gardistët e “21 janarit”

Prokuroria arreston gardistin që dyshohet se qëlloi mbi Ziver Veizin në 21 janar

KOMENTE