Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Të kufizohet imuniteti i zyrtarëve
English

Arvizu: Të kufizohet imuniteti i zyrtarëve

Tiranë, 11 mars, NOA - Nëse në shumë vende të tjera, imuniteti i zyrtarëve të lartë është i kufizuar, në Shqipëri ai është i plotë dhe kjo ndikon në shumë raste, në krijimin e pengesave për hetime të ndryshme ndaj tyre.

Një fakt të tillë, e ka pohuar sot ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë një tryeze të posaçme për reformën në procedurën penale, duke vënë theksin se kjo situatë e krijuar me imunitetin e zyrtarëve të lartë, duhet të ndryshojë.

Më tej, ai ka përmendur edhe çështjen e zvarritjes në kohë të proceseve gjyqësore, duke theksuar se kjo gjë duhet eliminuar sa më shumë të jetë e mundur, pasi përbën një defekt të dukshëm për sistemin tonë të drejtësisë.

“Kërkohen hetime të shpejta dhe jo të zgjasin në pafundësi”, tha ai, duke apeluar se në fakt, gjykimet e shpejta në kohë, i shërbejnë vetë gjyqësorit, pasi reduktojnë edhe kostot e nga ana tjetër, përmirësojnë edhe imazhin e tyre.

Pa harruar edhe ndikimin pozitiv në jetën e qytetarëve me anë të vendimeve që jepen në kohën e duhur për zbatim.

Më tej, ai theksoi se paraqitet mjaft me rëndësi ndryshimi i kodit të procedurës penale, për të mundësuar përmirësime të atyre pikave ku vihen re probleme.

n.e/NOA

KOMENTE